Page 356 - Demo
P. 356
Regjistri i thjeshtë (i shkujdesur)Gjuhët, për vetë natyrën dhe funksionin që luajnë, shfaqen fillimisht në trajtën e folur dhe më pas në trajtën shkrimore. Edhe në përdorimin konkret të saj, vërejmë se folësi më parë mëson të flasë e më pas të shkruajë. Për më tepër, nëse të folurit, tek i vogli zhvillohet si një proces i pavetëdijshëm, të shkruarit kërkon ndërgjegjësim dhe mësim. Të gjithë i kujtojmë përpjekjet tona të para për të mësuar shkrim e lexim, ndërkohë që e kemi thuajse të pamundur të rindërtojmë në mendjen tonë se si kemi mësuar të flasim. Pas kësaj faze fillestare, folësit fitojnë aftësinë për të bërë dallimin mes situatave të ndryshme të komunikimit, ku në secilën prej tyre përdorin me vetëdije regjistra të ndryshëm gjuhësorë. Përgjithësisht, këta regjistra mund të klasifikohen në tri grupe kryesore: regjistër i zakonshëm, i thjeshtë dhe i ngritur. Regjistri i thjeshtë (i shkujdesur) përdoret kryesisht në rrethana familjare dhe në shoqëri. Në këto situata, komunikimi karakterizohet nga lirshmëria dhe shkujdesja si në përzgjedhjen e temave ashtu dhe në realizimin konkret të tyre. Mbizotëron përdorimi i formave dialektore dhe nuk i kushtohet vëmendje zbatimit të normës letrare. Disa tipare të regjistrit të thjeshtë janë: Forma mbizotëruese është dialogu. Fjalitë janë kryesisht të shkurtra dhe të paplota. Shpeshherë mund të mungojnë gjymtyrë të ndryshme, madje edhe kallëzuesi. Përdoren dendur shprehje dhe togje të gatshme, tipike për atë të folur apo dialekt. Përdorim të gjerë kanë edhe pasthirrmat dhe fjalë të ndryshme parazite, si: uau, bo-bo, që thua ti, po pra, ehu etj. Intonacioni dhe theksi i fjalisë, luajnë rol të rëndësishëm për shprehjen e habisë, çudisë, ironisë etj. Gjestet dhe mimika që shoqërojnë komunikimin, fitojnë po ashtu vlerë të veçantë dhe nuk janë të papërfillshme për nuancat e këtij regjistri.Leksiku që përdoret në regjistrin e zakonshëm, ka të bëjë më shumë me fjalë të jetës së përditshme, por edhe të fushave të veçanta për shkak të tematikave që trajtohen. Nëpërmjet ligjërimit të zakonshëm, folësit arrijnë ta përdorin një fjalë me shumë kuptime. Për shembull, fjala “grykë” në gjuhën shqipe del me shumë kuptime, si: pjesë e trupit të frymorëve, grykë shisheje, grykë mali etj. Regjistri i zakonshëmDisa tipare të regjistrit të zakonshëm janë: Nëpërmjet regjistrit të zakonshëm, shprehet në mënyrë të plotë funksioni komunikues i gjuhës. Forma kryesore e realizimit të tij është dialogu. Zakonisht, bashkëbiseduesit e ndërtojnë komunikimin mes tyre pa ndonjë përgatitje paraprake. Bëhet kujdes të respektohen normat e gjuhës letrare. Për nga përmbajtja, mbizotërojnë temat e jetës së përditshme. Për nga forma, parapëlqehen trajtat e thjeshta, fjalitë e paplota, togjet e gatshme për komunikim, përdorimi i foljeve kundrejt emrave foljorë, mbizotërimi i formave veprore kundrejt atyre pësore etj. 354

