Page 357 - Demo
P. 357
Kulturë gjuheRegjistri i ngritur kërkon që mjetet e gjuhës të organizohen e të marrin trajtë të përcaktuar e të qëndrueshme. Komunikimi nëpërmjet regjistrit të ngritur, qoftë ky në formën e shkruar apo të folur, mund të kryhet në rrethanat e marrëdhënieve shoqërore formale, zyrtare, publike, institucionale etj. Regjistri i ngriturDisa tipare të regjistrit të ngritur janë: Për mënyrën se si prodhohet, në thelb kemi të bëjmë me monolog, por nuk përjashtohen edhe format e ndryshme të dialogut. Për nga forma, i kushtohet vëmendje e veçantë përpunimit të saj. Respektohen rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit. Ndërtimet emërore janë më të shpeshta se ato foljore; ka përdorim të shpeshtë të togjeve librore dhe të trajtave pësore të foljeve; përdoren gjerësisht lokucionet lidhëzore etj. Për nga përmbajtja, u kushtohet vëmendje përpunimit të mendimit dhe shtjellimit të tij. U kushtohet vëmendje rregullave të logjikës formale dhe përmbajtja ka shumë elemente abstrakte.1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Në regjistrin e zakonshëm dallojmë këto tipare:Forma kryesore e realizimit të tij është dialogu.Kërkon një përgatitje të gjatë paraprake.Nuk respektohen medoemos normat e gjuhës letrare.Për nga përmbajtja, mbizotërojnë tema nga shkencat ekzakte.Fjalitë janë zakonisht të paplota.2 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Në regjistrin e thjeshtë dallojmë këto tipare:U kushtohet vëmendje e veçantë formës dhe përmbajtjes së ligjërimit. Përdoret kryesisht në rrethana formale dhe mes të panjohurish. Nuk këshillohet që gjatë të folurit të përdoren gjeste dhe mimikë, apo luhatje intonacioni në fjali.Gjejnë përdorim të dendur format dialektore.3 Për temën “Ndihem qytetar i botës”, hartoni dy tekste ku njëri të ketë tiparet e regjistrit gjuhësor të thjeshtë, kurse tjetri të regjistrit të ngritur.4 Shprehjet e mëposhtme, që përdoren gjatë komunikimit të folur, kthejini në formën që ato përdoren në komunikimin e shkruar.Komunikimi i folur Komunikimi i shkruarshoferi i makinës drejtuesi i automjetitdoktori i zemrës dhashë provim kiminëpije ilaçinUshtrime355

