Page 358 - Demo
P. 358
Kulturë gjuheStilishkencor-teknikPër përcaktimin e stileve të gjuhës bazohemi sidomos te fusha në të cilën realizohet komunikimi dhe te funksionet mbizotëruese të tij. Ndër fushat në të cilat realizohet komunikimi, dallohen:fusha e veprimtarisë shkencore e teknike;fusha e veprimtarisë juridike e administrative;fusha e veprimtarisë politike e shoqërore;fusha e gjuhës dhe e krijimit artistik.Për secilën nga këto fusha, ligjërimi strukturohet dhe përshtatet në varësi të nevojave që mbulon e gjithë veprimtaria në një fushë të caktuar dhe kështu krijohen stilet përkatëse për secilën fushë. Si të tillë mund të përmendim:stili shkencor-teknik;stili juridiko-administrativ;stili politiko-shoqëror;stili i letërsisë artistike.Stili shkencor-teknik lidhet me transmetimin e njohjes dhe të dijes nga fusha të ndryshme, si ajo e shkencave shoqërore, shkencave natyrore, teknikës, teknologjisë etj. Këto dije përcillen nëpërmjet një niveli të lartë formal të gjuhës. Shembulli i sjellë më poshtë, është shprehje e përdorimit të gjuhës sipas këtij stili.Neutroni është thërrmijë apo grimcë e atomit. Neutronet së bashku me protonet (grimcat e ngarkuara me energji pozitive) gjenden në bërthamën e atomit dhe numri i tyre është i barabartë me numrin e protoneve. Emrin “neutron” e ka marrë për shkak të neutralitetit mes protoneve të ngarkuara me energji pozitive dhe elektroneve të ngarkuara me energji negative. Disa nga tiparet e gjuhës së stilit shkencor-teknik janë: Gjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues të këtij ligjërimi. Informacioni që përcillet është objektiv dhe i vërtetë dhe duhet të përcillet me vërtetësi. Në thelb, komunikimi është një monolog me karakter përgjithësues dhe abstrakt. Shmanget sa të jetë e mundur dykuptimësia dhe qëndrimet emocionale. Krijimi me vetëdije i një varianti të posaçëm, i ndryshëm nga rrjedha e zakonshme e gjuhës së përditshme. Teksti duhet të ketë organizim logjik, shtjellim pa kundërthënie dhe sistemim në tërësinë e vet. Stili juridiko-administrativ mbulon tri aspekte të mëdha të organizimit shtetëror të jetës së një vendi, që kanë të bëjnë me pushtetin ligjvënës, pushtetin ekzekutiv dhe atë gjyqësor. E thënë ndryshe, është ai stil gjuhe që përdoret për hartimin e ligjeve, hartimin e akteve dhe udhëzimeve për zbatimin e tyre dhe për kontrollin që ushtrohet mbi zbatimin ose jo të tyre. Shembulli i mëposhtëm, i cili është një nen i Kushtetutës së Shqipërisë, është shprehje e këtij stili.Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe Stili juridiko-administrativ2 Stilet e gjuhës356

