Page 359 - Demo
P. 359


                                    Stili politiko-shoqërortrashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë. (Kushtetuta e Shqipërisë, neni 3)Disa nga tiparet e gjuhës së stilit juridiko-administrativ janë: Gjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues dhe parashkrues të këtij ligjërimi. Pra, nëpërmjet gjuhës jepen udhëzimet përkatëse për mënyrën dhe kohën e përmbushjes së asaj që është shprehur më parë. Gjithçka paraqitet në emër të ligjit dhe të shtetit, ndaj nuk mund të flitet për stil individual të hartuesit, por për ndjekjen e një modeli të mirëmenduar dhe të paracaktuar në formë dhe përmbajtje. Gjuha duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe të mos lërë rast për dykuptimësi apo për paqartësi. Shpesh, tekste të tilla nuk hartohen për t’u lexuar e shqiptuar, siç është rasti i teksteve në kartëmonedha, bileta etj. Mbetet kryesisht një stil tradicional që jo pa vështirësi ndjek rrjedhën e ndryshimeve në gjuhë. Veprimtaria politike e shoqërore është në zhvillim të pandërprerë dhe sot njeh një përhapje si kurrë më parë, falë edhe sofistikimit të mjeteve të komunikimit. Tradita e gjatë e të shprehurit dhe të shkruarit për një publik të gjerë, ka çuar në formësimin e një stili të caktuar gjuhe, i cili zhvillohet në mënyrë të pandërprerë. Për këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm, si ai historik, ekonomiko-shoqëror etj. Një shembull i realizimit të këtij stili jepet në pjesën e mëposhtme: Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij, kur gjithë kombet e kanë këtë të drejtë dhe njeri s’i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut? Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaja të vijnë e t’u hapin shkolla në gjuhërat e tyre e t’u kthejnë kombësinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët? Jo! Një mijë herë jo...! (Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”)Në këtë stil përfshihen botimet e organizatave shoqërore e politike (libra, broshura, pamflete etj.), veprimtaritë e tyre (mbledhje, tubime, seminare, mitingje etj.), mjetet e komunikimit masiv (shtypi, radioja, televizioni, dokumentaret etj.), propaganda dhe reklama.Disa nga tiparet e gjuhës së stilit politiko-shoqëror janë: Gjuha e përdorur duhet të përmbushë funksionin informues dhe ndikues. Kjo do të thotë që jo vetëm paraqiten të dhëna, mendime e qëndrime për një çështje të caktuar, por njëkohësisht synohet të ndikohet mbi mendimet, qëndrimet dhe vlerësimet e lexuesve ose të dëgjuesve. Mesazhi që përcillet synon informimin dhe, nëpërmjet tij, formimin e prirjeve, shijeve, bindjeve, botëkuptimit të të tretëve.  Jo gjithnjë informacioni është objektiv dhe në përputhje me realitetin. Mjafton t’u hedhim një sy teksteve të reklamave. Shpeshherë, qëndrimi subjektiv dhe të shprehurit emocional janë pjesë e pandashme e këtij stili.357
                                
   353   354   355   356   357   358   359   360   361   362   363