Page 36 - Demo
P. 36


                                    Dëgjojmë1 Dëgjoni me vëmendje rrëfimin realist të mëposhtëm.HAJDUTJA E LIBRAVEDitët e fundit të gushtit, erdhi një dhuratë apo, më mirë të themi, u vu re që kishte ardhur. Ishte pasdite vonë. Lizeli po shihte Kristina Mylerin që po hidhej me litar në rrugën Himel. Rudi Shtajneri i qëndroi përpara me biçikletën e të vëllait.– Ke kohë? – e pyeti.– Për çfarë? – mblodhi supet ajo.– Më mirë ngrihu, – i tha. I la biçikletën e tij dhe shkoi me vrap të merrte tjetrën në shtëpi. Lizeli ia nguli sytë pedalit që po rrotullohej në ajër.U dhanë pedaleve deri në rrugën Grande, ku Rudi ndaloi dhe priti.– Hë, – i tha Lizeli, – ç’është kjo?– Shiko pak më afër, – i tregoi me gisht Rudi. Lëvizën në një pozicion më të mirë, pas një bredhi kaltërosh. Nga pas degëve, Lizeli vuri re dritaren e mbyllur dhe pastaj një gjë që mbështetej pas xhamit.– Mos është?...Rudi pohoi me kokë. E diskutuan për disa minuta para se të binin dakord që duhej bërë. Dukej që e kishin lënë aty qëllimisht. Edhe po të ishte kurth, ia vlente të rrezikonin. Nga pas degëve të pluhurosura, Lizeli tha:– Çdo hajdut librash do ta bënte.Lëshoi biçikletën, vështroi një herë rrugën dhe kapërceu oborrin. Hijet e reve thitheshin nga bari i errët. Po ndihej si atëherë kur mori “Fërshëllyesin”. Duart i dridheshin nga nervat. Sqetullat i ishin lagur nga djersa. Kur ngriti kokën, arriti t’i lexonte titullin: “Fjalori i plotë Duden”. Ktheu kokën nga Rudi dhe i tha pa zë:– Qenka fjalor.Ai mblodhi supet. Shtyu dritaren sipër duke përfytyruar si do të dukej kjo gjë po të shihej nga brenda shtëpisë. Përfytyroi dorën e saj që zgjatej e hapte dritaren derisa libri të binte nga ana e saj. Sikur po dorëzohej, si ndonjë pemë që binte.E kapi. Nuk u dëgjua asnjë zhurmë. Libri u përkul drejt saj dhe ajo e kapi me dorën e lirë. Mandej mbylli ngadalë edhe dritaren, pastaj u kthye dhe eci drejt njollave që lëshonin retë.– Bukur, – i tha Rudi e i dha biçikletën.– Faleminderit.Nxituan drejt qoshes kurse Lizelin e kapi përsëri ajo ndjesia sikur po e vëzhgonin. Në kokë dëgjoi një zë: \dot më. Si ajo e kruara që mezi pret ta prekë thoi, ndjeu një dëshirë të madhe për të ndaluar. Vuri këmbët PËRVOJA PERSONALE34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40