Page 360 - Demo
P. 360
Stili i letërsisë artistikeNë këtë stil përfshihen të gjitha krijimet artistike që realizohen nëpërmjet gjuhës së shkruar apo të folur. Dy janë degëzimet e mëdha të krijimtarisë artistike: nga njëra anë, krijimtaria gojore popullore dhe, nga ana tjetër, krijimtaria e shkrimtarëve, domethënë, letërsia e kultivuar. Kush j-u fali aq dëshirimDh’aqe zjarr e aqe flakë,Dhe’i gatoj me aq durimYjtë-e lum e varfanjakë?(“Vallja e yjeve”, Lasgush Poradeci)1 Lexoni pjesët e mëposhtme. Dalloni ç’kanë të përbashkët dhe ç’i dallon ato mes tyre. Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore më e vogël e përbërë nga dy ose më shumë persona, të cilët kanë midis tyre lidhje martesore, gjaku ose birësimi; që jetojnë në të njëjtin mjedis për një kohë relativisht të gjatë, kanë marrëdhënie kulturore dhe ekonomike të përbashkëta, si dhe përkujdesen për njëri-tjetrin. Unë jam dakord me idenë që ne nuk mund të ecim në rrugën postmoderne, duke mbivlerësuar dhe shenjtëruar pa sens mase familjen si strukturë, duke ekzagjeruar rolet sociale brenda saj, as duke e konsideruar qëndrueshmërinë e strukturës klasike të saj, përtej nevojave të zhvillimit dhe dinamikës së jetës postmoderne. Familja e vogëlushit të sëmurë kërkon ndihmë nga shteti, pasi e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për kurimin e tij. I pyetur nga stafi i gazetës sonë, mjeku pohon se medikamentet për të luftuar një sëmundje të tillë nuk gjenden lehtësisht në qendrat tona spitalore. Pasi qëndroi një copë herë të gjatë, me shikimin ngulur përtej dritares, ai u kthye drejt nesh duke na thënë, po aq shtruar, se familja i kishte qëndruar gjatë gjithë kohës pranë. Se ishte fëmija i parë dhe, ndonëse kishte kaluar shumë kohë, mbante mend mjaft mirë vitet e para të fëmijërisë.2 Në cilin stil gjuhësor është shkruar teksti i mëposhtëm? A mund të rishkruhet në një stil tjetër?Atomi është i përbërë nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike negative që rrotullohen rreth saj. Në brendësinë e bërthamës gjenden neutronet që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë elektrike pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve. Kur numri protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve, atëherë themi që atomi është neutral.3 Me temën “Planeti ynë”, shkruani katër paragrafë të ndryshëm sipas katër stileve gjuhësore dhe nënvizoni mjetet gjuhësore tipike për secilin rast.Disa ndër tiparet e gjuhës së letërsisë artistike janë: Gjuha e përdorur ka funksion estetik. Nëpërmjet saj jo vetëm kumtohet diçka, por njëkohësisht synohet të kultivohet dhe të edukohet shija estetike. Ligjërimi synon shkallën më të lartë të përpunimit artistik. Në një tekst letrar mund të flasim për së paku dy rrafshe kuptimore, pra për mundësinë e interpretimit të shumëfishtë të një vepre letrare. Ndryshe nga stilet e tjera, këtu fiton rol parësor ana krijuese e autorit, organizimi individual i tekstit. Kulturë gjuheUshtrime358

