Page 361 - Demo
P. 361


                                    Kulturë gjuhePasi kemi parë dhe analizuar disa nga llojet e stileve dhe të regjistrave në gjuhën shqipe, le të shohim tani më konkretisht përdorimin e mjeteve gjuhësore për realizimin e tyre.A. Tiparet dhe mjetet gjuhësore me të cilat shprehen regjistrat e ndryshëm në gjuhën shqipeKujtojmë se në tërësinë e lëvrimit të gjuhës dallohen tre regjistra kryesorë gjuhësorë: regjistri i thjeshtë, i zakonshëm dhe i ngritur. Gjatë përdorimit të regjistrit të thjeshtë (të shkujdesur) vihen re disa nga tiparet dhe mjetet gjuhësore të mëposhtme. Intonacioni luan një rol të veçantë, duke qenë se kemi të bëjmë me gjuhë të folur.  Disa tinguj nuk shqiptohen qartë, si për shembull ë-ja e patheksuar apo disa grupe diftongjesh. Gjatë bisedës, shkurtohen togje emërtuese, si dhe modifikohen mënyrat e të shprehurit. Kështu, mund të hasim në përdorim: “nuk e kam hapur matematikën”, për të thënë “nuk e kam mësuar lëndën e matematikës”. Lidhjet e fjalëve realizohen me një sintaksë të thjeshtë, çka do të thotë se grupet e fjalëve përgjithësisht nuk dalin të zgjeruara. Fjalitë thjeshtohen dhe në to mbizotërojnë lidhjet bashkërenditëse përkundrejt atyre nënrenditëse. Ka një përdorim të shpeshtë të shprehjeve frazeologjike dhe ndërtimeve klishe të përdorimit të përditshëm. Sinonimia dhe polisemia e fjalëve është po ashtu një tipar gjuhësor që haset shpesh gjatë regjistrit të thjeshtë. Gjatë përdorimit të regjistrit të zakonshëm vihen re disa nga tiparet dhe mjetet gjuhësore të mëposhtme. Fjalitë janë kryesisht të thjeshta dhe me rend të zakonshëm. Bëhet kujdes për të shmangur fjalitë e paplota. Bëhet përpjekje për të shmangur nga përdorimi forma dhe trajta të ndryshme dialektore. Kufizohet përdorimi i pasthirrmave dhe i fjalëve të ndryshme parazite, ashtu si edhe luhatjet e intonacionit të fjalisë. Përzgjidhet fjalori, sipas situatës së komunikimit. I kushtohet vëmendje zbatimit të normave letrare të gjuhës. Gjatë përdorimit të regjistrit të ngritur vihen re disa nga tiparet dhe mjetet gjuhësore të mëposhtme. Gjatë komunikimit me shkrim apo me gojë, i kushtohet vëmendje e veçantë zbatimit të normës letrare në formulimin e thënieve, në drejtshkrim, pikësim dhe shqiptim, por edhe në rastet e dialogimit. Tiparet gjuhësore të regjistrit të thjeshtëTiparet gjuhësore të regjistrit të zakonshëmTiparet gjuhësore të regjistrit të ngriturMjetet gjuhësore me të cilat shprehen regjistrat dhe stilet e ndryshme në gjuhën shqipe 3359
                                
   355   356   357   358   359   360   361   362   363   364   365