Page 363 - Demo
P. 363


                                    Thëniet ndërtohen të plota dhe ndjekin një vijimësi logjike të saktë.  Mbizotërojnë ndërtimet klishe, çka bën që kjo mënyrë e përdorimit të gjuhës të jetë mjaft e ndryshme nga komunikimi i përditshëm. Krahasoni: parashikohet ndalimi fizik i personit − të arrestojnë. Është i zakonshëm përdorimi i shkurtesave si prirje për të lehtësuar tekstet, si: OSSHE, OKB, BE etj. Në stilin politiko-shoqëror përfshihen këto krijime: publicistika, të folurit në publik, reklama etj.Mjetet gjuhësore të përdorura mund të grupohen në tri grupe: mjetet e zakonshme të gjuhës letrare, mjetet standarde dhe mjetet shprehëse. Me grupin e parë, pra me mjetet e zakonshme të gjuhës letrare kemi parasysh të gjithë gamën e mjeteve, përgjithësisht neutrale, asnjanëse, që ofron gjuha për komunikim. Mjetet standarde të përdorura në stilin politiko-shoqëror, janë togje fjalësh apo mënyra shprehjeje të gatshme për t’u përdorur në një situatë të caktuar. Këto i gjejmë rëndom në shtypin e përditshëm, nga ku si shembuj mund të sjellim shprehje të tilla, si: sipas njoftimeve të deritanishme...; autori u largua në drejtim të paditur... etj. Mjetet shprehëse gjejnë po ashtu përdorim të gjerë në këtë stil, për t’i çelur rrugë qëndrimit dhe anës emocionale që nuk përjashtohet nga përshkrimi i veprimtarisë së kësaj fushe. Shtypi shfrytëzon mënyra nga më të ndryshmet, jo vetëm për ta përcjellë informacionin, por edhe për të ndikuar në ndjeshmërinë dhe gjykimin e marrësit të mesazhit, siç e dëshmojnë disa shembuj si këta: policia e shtetit − blutë; gjelbërimi i qytetit − mushkëritë e qytetit; nafta − ari i zi etj. Stili i letërsisë artistike është i hapur për të gjitha përdorimet e mundshme gjuhësore, kur kjo përzgjedhje ka, kryesisht, një synim të caktuar artistik letrar. Ndarjet e mëdha të letërsisë janë: proza, poezia dhe drama. Proza është një lloj ligjërimi letrar që realizohet nga përpunimi artistik i rrëfimit të gjuhës së gjallë dhe i monologut. Aty ndërthuren të gjitha format e tjera të gjuhës së shkruar e të folur.  Poezia është shfaqja më e epërme e përdorimit gjuhësor, e cila edhe në paraqitjen shkrimore dallon nga mënyrat e tjera të komunikimit. Në ligjërimin poetik, vëmë re një organizim të të gjitha niveleve të gjuhës, duke shfrytëzuar mjete të tilla, si: shkrimore, leksikore, semantike, sintaksore etj.  Drama shfaqet në dy mënyra të dallueshme: tragjedi dhe komedi. Këtu mbizotëron mënyra skenike e të rrëfyerit, çka do të thotë që i gjithë ligjërimi është në gojën e personazheve, ndërkohë që mungojnë fjalët e autorit. Tiparet gjuhësore të stilit politiko-shoqërorTiparet gjuhësore të stilit të letërsisë artistike361
                                
   357   358   359   360   361   362   363   364   365   366   367