Page 364 - Demo
P. 364
1 Dalloni pohimin e saktë nga ai i gabuar.Tematika e një teksti përcakton llojin e shkrimit.Ligjërimi sipas regjistrit të ngritur është më i segmentuar se ai në regjistrin e thjeshtë.Ligjërimi sipas regjistrit të zakonshëm është gjithnjë në përputhje me normën letrare. Një tekst pa gabime drejtshkrimore, përmbush kërkesat për tekstin e shkruar në një regjistër të ngritur.Në çdo rast, folësi është i lirë të përzgjedhë regjistrin gjuhësor që parapëlqen.2 Supozoni që kërkoni t’i jepet zgjidhje një problemi që ju shqetëson, si për shembull:“Rrezikshmëria e lartë e çiklistëve në rrugët e qytetit”. Ndërtoni tri situata të ndryshme komunikimi sipas regjistrit: të thjeshtë, të zakonshëm dhe të ngritur.3 Në cilin stil gjuhësor është shkruar teksti i mëposhtëm? A mund të rishkruhet në një stil tjetër?Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik, i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4-t në grupin e 11-të të sistemit periodik. Emri kuprumrrjedh prej fjalës cyprium, “mineral nga ishulli i Qipros”. Bakri ka qenë metali i parë i përdorur nga njeriu për prodhimin e veglave të ndryshme, si dhe të armëve.4 Përcaktoni në ç’stil gjuhësor është shkruar teksti i mëposhtëm dhe nënvizoni fjalët apo shprehjet që i vlerësoni si tipike për këtë stil.Ndoshta është i pafat, sepse çdo fillimsezoni i duhet të rindërtojë skuadrat e tij fituese dhe shumë shpesh ia del, por në këtë sezon janë dëmtimet e shpeshta të lojtarëve që po ia bëjnë jetën ferr, aq më shumë në përballjet e rëndësishme si ajo me Napolin, një javë më parë, apo akoma më shumë edhe në 90-minutëshin e shumëpritur nga të gjithë bardhezinjtë si ky i mbrëmjes së sotme kundër Interit.5 Gjeni dhe lexoni disa ligje të kodit penal dhe civil. Nënvizoni mjetet gjuhësore që mendoni se i përkasin veçanërisht kësaj fushe.6 Shprehjet e mëposhtme, që përdoren gjatë komunikimit të folur, kthejini në formën që ato përdoren në komunikimin e shkruar.Komunikimi i folur Komunikimi i shkruarshoferi i makinës drejtuesi i automjetitdoktori i zemrës dhashë provim kiminëpije hapen7 Pjesa e mëposhtme i përket komunikimit të shkruar. Kthejeni në formën e komunikimit të folur. Argumentoni ndryshimet e bëra.Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 9.30, në kryqëzimin e quajtur “Shtegu i ngushtë”, ku katër automjete janë përplasur mes tyre. Nga informacionet mësohet se njëri prej automjeteve është përmbysur, ndërsa si pasojë e aksidentit janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Kulturë gjuheUshtrime362

