Page 37 - Demo
P. 37
përtokë dhe ktheu kokën nga shtëpia e kryetarit dhe nga dritarja e bibliotekës. Sigurisht e dinte se kjo mund të ndodhte, por nuk e përmbajti dot tronditjen kur pa gruan e kryetarit që rrinte pas panelit të qelqit. Ishte e tejdukshme, por ama ishte aty. Flokët e fryrë i kishte si gjithmonë, ndërsa shihte drejt rrugës me sytë e lënduar. Shumë ngadalë i ngriti dorën hajdutes së librave në rrugë. Një përshëndetje gati e padukshme. Ashtu e tronditur siç ishte, Lizeli nuk i tha asgjë Rudit, as vetes. U drejtua dhe ngriti dorën, për t’i treguar gruas së kryetarit te dritarja se e pa. Rrugës për në shtëpi, ndaluan tek ura dhe i hodhën një sy librit të zi e të rëndë. Rudi shfletoi faqet dhe arriti te një letër. E mori dhe ngriti kokën me ngadalë drejt Lizelit. – Paska emrin tënd.Lumi rridhte. Lizeli mori letrën.2 Ritregojeni këtë rrëfim në vetën e parë, sikur të jeni edhe vetë pjesëmarrës në të. 3 Tregoni një përvojë personale për të cilën mendoni se është e ngjashme me rrëfimin e dëgjuar. Bëjini pyetje njëri-tjetrit rreth përvojës së treguar. Jepni sugjerime të mundshme për të ndryshuar mbylljen e historisë.4 Vlerësoni me notë historitë e treguara nga shokët tuaj, duke u përqendruar në elementet e skedës së mëposhtme. 5 6 7 8 9 10Tema: interesante, e bukur, e dëgjuar më parë etj.Detajet: interesante, të shumta, të gjetura etj.Mimika dhe pantomimika: të pëlqyeshme.Toni i zërit dhe pauzat: në përputhje me llojin e rrëfimit. Pas dëgjimitKujdesRrëfimi ka një hyrje, një zhvillim dhe një mbyllje.Mos harroni detajet: ato e bëjnë interesant rrëfimin.Tregojeni historinë në vetën e parë.Përpiquni të tregoni me zë të qetë dhe të përshtatshëm për rrëfimin.35

