Page 38 - Demo
P. 38
Fjalor* * *Dukej sikur ata që jetonin dhe punonin së bashku në krah të shtëpisë ku ai jetonte, ishin një qytet më vete. Vërtet ishin kaq të ndryshëm? Në kamp të gjithë visheshin njësoj, me të njëjtat pizhame e kapele me vija; kurse gjithë ata që endeshin nëpër shtëpi (përveç mamit, Gretelit dhe atij vetë) vishnin uniforma me cilësi të ndryshme dhe dekorata, kapele ose helmeta, mbanin shirita kuq e zi të ndritshëm, kishin armë dhe dukeshin gjithmonë shumë të sertë, sikur ajo që po bënin të ishte shumë e rëndësishme dhe asnjë nuk duhet të mendonte për tjetër gjë.“Ku qëndronte ndryshimi? – pyeste veten. – Dhe, kush e vendosi se kush duhet të vishte pizhame me vija dhe kush duhet të vishte uniformë?”Sigurisht që të dyja grupet përziheshin. Shpeshherë i kishte parë njerëzit të jetonin në anën e tij, të kalonin në anën tjetër të gardhit dhe, çdo herë, dukej qartë që ata ishin të ngarkuar me ndonjë detyrë. Njerëzit me pizhame ngriheshin pincë në këmbë sa herë që u afroheshin ushtarët, ndonjëherë shtriheshin në tokë, por ndonjëherë ndodhte që ata nuk ngriheshin fare, por zhdukeshin.“E çuditshme që s’e kam vrarë asnjëherë mendjen për këta njerëz”, – mendoi Brunoja. Ishte e çuditshme edhe kur kujtoi sa shumë herë shkonin ushtarët tek ata – madje, edhe babi ca herë – por asnjëherë ata nuk ia kishin kthyer vizitën dhe as i kishte ftuar njeri të vinin në shtëpi.* * *Djali ishte më i vogël se Brunoja, ishte ulur në tokë dhe kishte një pamje të mjerë. Kishte mbathur pizhamet me vija si gjithë të tjerët nga ana tjetër e gardhit dhe në kokë mbante të njëjtën kapelë si ata. Nuk kishte veshur këpucë apo çorape dhe këmbët i kishte tërë zhul. Në krahë kishte një shirit me një yll.DJALI ME PIZHAME ME VIJA Para leximit“Djali me pizhame me vija” është një roman që përshkruan atë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampet e përqendrimit të hebrenjve. Bruno, djali i vogël i një ushtaraku të lartë nazist, i cili kishte marrë detyrën e re të drejtonte kampin e përqendrimit, njihet me një djalë, i cili qëndronte brenda gardhit me tela. Ai e kishte emrin Shmuel dhe shpejt bëhet shoku i tij i vetëm. Ata janë moshatarë dhe asnjëri nuk është i kënaqur që gjendet në atë vend, të detyruar të jetojnë aq larg shtëpisë dhe shokëve të tyre.John Boyne (1971, Dublin) është një shkrimtar irlandez bashkëkohor. Ai është autor i një sërë romanesh për të rritur, por ka shkruar edhe romane për fëmijë dhe të rinj, si dhe përmbledhje me tregime. Libri “Djali me pizhame me vija” është vepra e tij më e njohur, e cila është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar. i sertë – i egër.ngriheshin pincënë këmbë – qëndronin drejt.vërdallisem – sillem rreth e rrotull, sa andej-këtej. hop – çast. duzinë – këtu: me shumicë.nuancë – ngjyrim.36

