Page 40 - Demo
P. 40
STUDIM TEKSTI – As mua tëndin, – tha Brunoja, – Shmuel, – po e bluante në mendje. – Shmuel, – përsëriti me vete. – Më pëlqen se si tingëllon kur e shqiptoj. Shmuel. Duket si tingulli i erës kur fryn. – Bruno, – tha Shmueli, duke e ulur kokën i lumtur. – Po, mendoj se edhe mua më pëlqen emri yt. Duket si emri i dikujt që të fërkon krahët për të të mbajtur ngrohtë.– Asnjëherë më parë nuk kam takuar ndonjë me emrin Shmuel, – tha Brunoja.– Nga kjo anë e gardhit, ka një duzinë me Shmuelë, – tha djali i vogël. Ndoshta qindra. Do të doja të kisha një emër të veçantë.– Unë s’kam takuar ndonjë me emrin tim, – tha Brunoja. – Përveç meje, sigurisht. Mendoj se unë duhet të jem i vetmi.– Atëherë qenke me fat.[...]– Nga vjen ti? – e pyeti Shmueli, duke picërruar sytë dhe duke e parë Brunon me kureshtje.– Nga Berlini.– Ku ndodhet ky?Brunoja hapi gojën për t’u përgjigjur, por kuptoi që s’e dinte dhe aq me siguri.– Është në Gjermani, sigurisht. Ti nuk je nga Gjermania?– Jo, unë jam nga Polonia,– tha Shmueli.Brunoja rrudhi vetullat.– Po atëherë, çne që flet gjermanisht? – e pyeti. – Sepse ti më përshëndete në gjermanisht, prandaj.– Po ti, mund të flasësh polonisht?– Jo, – tha Brunoja, – unë nuk njoh ndonjë fëmijë tjetër të moshës sime që mund të flasë dy gjuhë.Mami im ishte mësuese në shkollë dhe ajo më mësoi gjermanisht. Para se të vinim këtu, jetoja me mamin, babin dhe me vëllanë e vogël, Jozefin, në një apartament të vogël mbi dyqanin ku babi ndreqte orët... Pastaj gjërat ndryshuan përsëri. Një ditë, kur erdha në shtëpi, mami më tha që nuk mund të jetonim aty.– Kështu ndodhi edhe me mua! – thërriti Brunoja i kënaqur që nuk kishte qenë i vetmi që ishte detyruar të largohej nga shtëpia.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Duke u nisur nga informacionet që marrim në tekst, për çfarë lloj kampi mendoni se flitet?Si visheshin njerëzit brenda gardhit të kampit? Po në shtëpinë e Brunos? Kush ishte pjesëtari i vetëm i familjes që e kalonte gardhin me tela? Kush tjetër, nga ata që njihte Brunoja, kishte të drejtë të kalonte në të dyja anët e gardhit?Fabula shënon vetëm vargun e ngjarjeve kryesore, por jo gjithçka që përmban vepra. Një vepër letrare përfshin brenda saj ngjarje, përshkrime, një shumësi ndjenjash, mendimesh, qëndrimesh etj. Të gjitha këto përbëjnë përmbajtjen e veprës. Përmbajtja përfshin gjithë lëndën e veprës, madje edhe titullin, ndërsa fabula shënon vetëm rrjedhën e ngjarjeve kryesore.Subjekti i një vepre letrare tregon rendin që ndjek një vepër dhe mënyrën e lidhjes së ngjarjeve, e cila nuk mund të prishet, sepse ndryshe humbet kuptimi i veprës. Shpesh gabohet kur barazohet subjekti me fabulën. Në të vërtetë, fabula përbëhet nga ngjarjet kryesore, ndërsa subjekti nga rendi i ngjarjeve dhe nga mënyra sesi rrjedhin ato në veprën letrare. Fabula38

