Page 41 - Demo
P. 41


                                     STUDIM TEKSTI  Ç’po bënte Brunoja, kur dalloi djaloshin e vogël brenda gardhit? A kishte ndonjë shenjë dalluese në rrobat e djalit? Çfarë i bëri përshtypje Brunos te Shmueli? Pse autori e përshkruan me detaje të hollësishme fytyrën e djalit? Çfarë kërkon të vërë në dukje? Analizojmë tekstin 2 Në tekst vihet në dukje se emri Shmuel është emër shumë i përhapur, një duzinë, ndërsa ai i Brunos i përveçëm, i vetmi. Në kuptim të figurshëm, ç’kërkon të na tregojë rrëfimtari me këtë? 3 Mes dy djemve të së njëjtës moshë që jetojnë kaq pranë njëri-tjetrit, qëndron një gardh. Gjeni në tekst sa herë përmendet fjala “gardh” dhe shpjegoni çfarë simbolizon ai, duke iu përgjigjur pyetjeve: Përse nevojitej gardhi me gjemba?Si e përjetojnë Brunoja dhe Shmueli telin që i ndan? A janë ata plotësisht të ndërgjegjshëm për të? 4 Duke u nisur nga informacionet e marra nga teksti dhe nga fotografitë që e shoqërojnë atë bëni krahasimin mes Brunos e Shmuelit. a. Krahasojmë portretet fizike. Shmueli e ka lëkurën e fytyrës pothuajse ngjyrë gri... Brunoja...b. Krahasojmë familjet, edukimin. Prindërit e Brunos janë gjermanë dhe babai i tij është ushtarak me uniformë...  Prindërit e Shmuelit janë... c. Krahasojmë rrethanat në të cilat kanë lindur dhe jetojnë. Brunoja jetonte në Berlin, por u largua prej andej kur babai i tij u bë komandant i kampit... Shmueli jetonte në Poloni, por...d. Krahasojmë gjendjet e tyre shpirtërore. Brunoja ishte i pakënaqur që ishte detyruar të largohej, i vetmuar... Shmueli...Interpretojmë tekstin  5 Si i kuptoni fjalitë: “Ku qëndronte ndryshimi? – pyeste veten. – Dhe, kush e vendosi se kush duhet të vishte pizhame me vija dhe kush duhet të vishte uniformë?” Ku qëndron dilema e djalit?  6 Përshkruani përjetimin emocional të Brunos gjatë takimit me Shmuelin.Gjuha tekstit  7 Në paragrafin e parë përdoren fjalët antonime të ndryshëm/njësoj. Shpjegoni përdorimin e tyre për njerëzit në të dyja anët e gardhit. 8 Gjeni në tekst epitetet me të cilat përshkruhet gjendja e Shmuelit, në çastin kur takohet me Brunon.Reflektojmë rreth tekstit 9 Si mendoni, çfarë ndjenjash shkakton mungesa e lirisë tek individi? Flisni rreth kësaj çështjeje duke u mbështetur në tekstin e mësipërm. 10 Reflektoni rreth shprehjes: Të ndryshëm, por të ngjashëm.DetyrëShikoni filmin “Djali me pizhame me vija” dhe shkruani një ese rreth tij.39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45