Page 42 - Demo
P. 42
Flasim Unë dhe miqësia1 Përgjigju pyetjeve të anketës së mëposhtme. Krahaso më pas përgjigjet e tua me ato të shokëve.a) Cilat janë cilësitë që vlerëson më shumë te miku yt më i mirë? Simpatia. Ndershmëria. Energjia. Qetësia. Zemërgjerësia. Humori. Gatishmëria për të dëgjuar. Inteligjenca. Sinqeriteti. Fantazia. Bukuria. Pasuria. Besnikëria. Të tjera (specifikoje):__________________.b) Mbi të gjitha, nuk duron që miku yt më i mirë: të të gënjejë; të vërë në dyshim fjalët e tua; të përfitojë nga karakteri yt; të të kërkojë vazhdimisht prova miqësie; të flasë keq për ty pas krahëve; të të vërë gjithnjë në dukje defektet; të të mbysë me xhelozinë e vet; të tjera (specifikoje): __________________.c) Si vepron kur mes teje dhe mikut tënd më të mirë lindin keqkuptime? Ia hedh fajin mikut tënd. Mendon se kjo nuk është një miqësi e vërtetë. Përpiqesh ta qartësosh menjëherë.d) A arrin të flasësh lirisht për gjithçka me mikun tënd më të mirë? Po. Jo. Mjaftueshëm.e) Për çfarë flet më së shumti me mikun tënd më të mirë? ________________________________________________________________2 Sipas teje, është e rëndësishme të kesh një mik të zemrës në çdo moshë të jetës apo vetëm gjatë adoleshencës? Argumento përgjigjen. Kujto dhe trego në klasë tregime, përralla, fabula, filma apo këngë që kanë temën e miqësisë. A di thënie për miqësinë? Cila është e e parapëlqyera jote? Si e kupton thënien e mëposhtme?Miqtë janë si muret e një shtëpie. Ndonjëherë të mbajnë, ndonjëherë ti mbështetesh në to, por ndonjëherë mjafton vetëm të dish që janë aty.40

