Page 43 - Demo
P. 43
3 Flisni për veten: krahasoni përvojat dhe opinionet tuaja.Miqësia si ndarje përvojashMiqtë shpesh kanë prirje të ndryshme. Sipas teje, miqtë detyrimisht duhet të kenë të njëjtat prirje, të kryejnë të njëjtat aktivitete, apo duhet të ndajnë përvoja, ndjenja dhe emocione të ndryshme? Argumento përgjigjen me shembuj që i referohen marrëdhënieve miqësore që ke.Marrëdhënie miqësoreTë ka ndodhur ndonjëherë të mos i kushtohesh më një aktiviteti ose një hobi, apo të mos praktikosh më një sport të caktuar pasi miku me të cilin e praktikoje ka vendosur që për një arsye të caktuar të tërhiqet? Trego…Miq të vërtetëKë konsideron “mik të vërtetë”? Ke bërë ndonjëherë diçka të veçantë për të? Trego…Në emër të miqësisëTë ka ndodhur ndonjëherë të bësh një zgjedhje të vendosur për të mos humbur një mik me të cilin ke një lidhje të fortë? Ndoshta edhe të është dashur të kundërshtosh vendimet e prindërve të tu? Kjo zgjedhje, për ty ka qenë pozitive apo negative?Miqësi që të bëjnë të maturoheshMiqtë, ata të vërtetët, na bëjnë të reflektojmë për gabimet tona dhe na ndihmojnë për të ndryshuar sjelljet negative e këndvështrimet, edhe pse ndonjëherë na vënë në pozitë të vështirë. A ndan të njëjtin mendim?Miqësia si solidaritetMiqësia mund të shfaqet në formën e një lidhjeje të veçantë mes dy njerëzve, por mund edhe të shfaqet në formën e ndihmës ndaj dikujt që ka nevojë për ndihmën tonë. A ke pasur edhe ti një përvojë të kësaj forme? Trego…41

