Page 45 - Demo
P. 45
– “Qyteti i vdekur i Bryzhit”. – Ka fantazma? – S’e di. – Mund të vij me ty kur t’ia dorëzosh? Bile, a mund t’ia jap me duart e mia? Ia krisëm të qeshurës sërish. – I dhanë çmim Rinuços! Marrëzi fund e krye! Lina i lexon që të gjitha. O Zot sa e zonja është ajo vajzë! Vëmendja e Paskuale Peluzos më ngushëlloi tej mase. Më pëlqeu që më bënte për të qeshur. “Ndoshta nuk jam dhe aq e shëmtuar, – mendova. – Ndoshta s’arrij ta shoh vërtet veten”.Fragment i shkëputur nga romani \2 Shkruani nga një fjali përmbledhëse për secilin paragraf.3 Shkruani një tregim me temë nga jeta dhe përvojat tuaja, ku të flisni për marrëdhëniet me të afërmit apo me shokët tuaj. KëshillaPërgatitni ambientin dhe veten për të shkruar.Kuptojeni mirë kërkesën e detyrës me shkrim: çfarë pritet prej jush, çfarë nevojitet për t'iu përgjigjur pyetjes etj.Identifikoni dhe përdorni burimet që ju nevojiten.Dëgjoni dhe kërkoni udhëzime për punën tuaj.Mendoni dhe planifikoni se çfarë do të shkruani.Përqendrohuni dhe filloni të shkruani detyrën tuaj.Tregojeni historinë në vetën e parë.Mos harroni të përdorni dialogun kur ta mendoni të arsyeshme.Gjatë kohës që shkruani, ndaloni për disa çaste dhe pushoni. Mund të merreni me diçka në shtëpi, të dilni për ajër të pastër, t’u telefononi miqve etj. Shprehini qartë idetë tuaja dhe lidhini ato logjikisht me njëra-tjetrën.Bëni kujdes me mbylljen. Mendoni një surprizë për ta mbyllur tregimin tuaj sa më bukur.Në fund, kontrolloni materialin e shkruar, sepse duhet të dallohen:- paragrafët (bëni një ndarje si më sipër);- struktura e tregimit (hyrje, zhvillim, mbyllje);- detajet (të cilat e bëjnë interesant rrëfimin).43

