Page 46 - Demo
P. 46


                                    FjalorDurrësi – me shtëpitë e bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga Koha e Mesme, me kodrat e murme prej shkëmbi të prerë maja-maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndë përmi krye – duket për së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përralle dhe bukurie i shtrihur pranë valave. Po i pari kontakt me barkëtarët e limanit e prish menjëherë atë lodër të mendjes dhe e vë njerinë përpara një vërtetësie jo aq të pëlqyer. Barkat iu afruan anijes së avullit, dhe dr. Gjëlpëra hodhi një sy mbi njerëzit që vozitnin: njerëz të zinj e të verdhë, të ngrysur, të mvrenjtur, të parrojtur, të pakrehur, njerëz të mërzitur nga bota dhe nga vetja e tyre. Në doganë u doli përpara një turmë e errët, doganierët me fytyra të thartuara, nisnë të gërvishtin plaçkat. Dr. Gjëlpëra kish kapërcyer shumë kufij, po asgjëkundi s’kish gjetur një tërbim kërkonjës aq të madh. Tek po dilte, e zuri një polic dhe i dha urdhër të vazhdonte në zyrë të policisë. Komisari nisi ta pyesë duke e shikuar në sy me një armiqësi të thatë.– Zot, – i tha, – për ç’qëllim keni ardhur në Shqipëri?– Se jam shqiptar dhe desha të vizitoj vendin tim.– Kush jua heq valixhet e udhës?– Asnjeri.– Halld ettin! Po s’e paguajtën, çan kokën të udhëtojë njeriu?Dhe fytyra e kryetarit të policisë u ngrys më tepër.– Dëgjoni, – tha doktori. – Jam i pasur, pse të mos bëj një udhëtim për të çlodhur mendjen dhe për të kënaqur shpirtin tim?DOKTOR GJËLPËRAPara leximitKjo pjesë është shkëputur nga romani i pambaruar “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”. Kjo vepër tejet satirike u botua pjesërisht në gazetën “Dielli” në vitin 1924 dhe pasqyron realitetin e atëhershëm shqiptar, sidomos mendësinë e përhapur anakronike dhe prapambetjen ekonomike, të cilat autori i paraqet me një humor të hollë e thumbues. Protagonisti është mjek dhe njeri shpirtgjerë e me kulturë, i zgjuar dhe i vullnetshëm. Pas disa vitesh në mërgim, ai vendos të kthehet në atdhe për të dhënë kontributin e tij në shoqërinë shqiptare. Pjesa e paraqitur këtu rrëfen çastet e mbërritjes në Shqipëri dhe zhgënjimin e tij teksa përballet me një realitet të vështirë.Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington. Ai ishte eseist, publicist, themelues i kritikës letrare shqiptare, përkthyes, poliglot, figurë politike me orientim perëndimor. U diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit në ShBA. Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ambasador në ShBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si erudit e stilist i përkryer, shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike dhe një nga krijuesit e prozës moderne shqipe. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: proza e gjatë satirike, “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”, cikli i tregimeve “Katër përralla nga Zullulandi”, udhëpërshkrimi “Shqipëria si m’u duk…”. Ai la në dorëshkrim anglisht veprën “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës juglindore”, e cila u botua pas vdekjes. Gjithashtu përmendim një varg prozash poetike, si: “Në liqen”, “Malli i atdheut”, “Bora” etj.kafeshantane – kafene, që ka muzikë në sfond.hape – barna. hise – pjesa që i bie dikujt kur ndahet një e tërë. melun – (turqizëm) i mallkuar. mesh’hur – (turqizëm) i mirënjohur, i famshëm. halld ettin – (turqizëm) ç’na the!44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50