Page 47 - Demo
P. 47


                                    SatiraPosa dëgjoi për pasuri, fytyra e komisarit u zbut menjëherë dhe nënqeshi. Nxori një kuti cigaresh dhe ia zgjati mjekut.– Zoti doktor, – tha komisari, – mos i merrni për keq pyetjet e mia. Janë formalitete pa rëndësi, por kam detyrë t’i mbaroj.Pastaj iu kthye policit që kish prurë doktor Gjëlpërën dhe i tha të porosite dy kafe të mira. Kur doli polici jashtë, komisari afroi fronin pranë doktorit. – Zoti doktor, më dukeni njeri i mirë e ju nderoj me të vërtetë. Le të flasim shkoqur. S’vjen njeri për qejf në Shqipëri, kur mund të shkojë kohën e tij në kafeshantanet me famë të Avropës. Ç’interes ju pruri në këtë vend të mallkuar?Doktor Gjëlpëra kish nisur të shohë në thellësirat e errëta të këtij shpirti barbar, dhe kuptoi se do të ish kohë e humbur t’i jipte shpjegime të kthjellëta.– Zoti komisar, jam i pasur dhe s’kam nevojë për gjësendi. Po e dini që sa më tepër të ketë njeriu, aq më tepër i pëlqen ta shtojë pasurinë.– Tabi! – tha komisari. – U mejtova, – vazhdoi dr. Gjëlpëra, – se po të vija në Shqipëri dhe të shisja ca hape të çuditshme që shërojnë pa-një pa-dy gjithë sëmundjet e botës, aq sa dhe njerëzve që kanë mbetur me një mëlçi u rritet mëlçia tjatër, posa gëlltitin ato hape, – mejtova se do të kem myshterinj sa të dua, do të fitoj para pa masë.– Haj-haj, – tha komisari, – ja tani kuptova dhe mund t’ju thom se do të bëni punë shumë, ndonëse do të gjeni në Tiranë një mjek me famë, një nxënës të mesh'hur Habibullah pashait. Ky mjek quhet dr. Emrullah dhe bën çudira. Do ta kini kundërshtar të rrezikshëm; po jam i bindur se do ta mundni. Qëndroi pak, nënqeshi dhe vazhdoi duke ulur zërin e duke e shikuar Gjëlpërën në sy:Satira është një krijim që e gjejmë në letërsi, në arte të ndryshme, si dhe në forma të ndryshme komunikimi. Ajo karakterizohet nga një vështrim kritik, i shprehur me anë të humorit thumbues, ironisë dhe sarkazmës, ndaj të metave, veseve dhe anëve të tjera të dobëta të njerëzve e të shoqërisë.Që në Greqinë e Lashtë, satira ka pasqyruar ngjarjet politike dhe shoqërore me rëndësi të madhe për qytetin (polis), duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në opinionin publik, pikërisht në prag të zgjedhjeve. Për këtë arsye, krijuesit e saj janë sulmuar shpesh nga pushtetarët e kohës.45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51