Page 48 - Demo
P. 48
STUDIM TEKSTI – Zoti doktor, kam grua e fëmijë dhe s’janë mirë nga shëndeti. Kini mirësinë të më falni ca ilaçe? Doktor Gjëlpëra e shikoi në sy dhe kuptoi qëllimin e këtij barbari të korruptuar.– Zoti komisar, s’kam prurë ilaç me vete, se ky udhëtim i parë që po bëj në Shqipëri është vetëm për të shikuar vendin dhe për të zënë një shtëpi. Po këtu në Durrës, pa fjalë, ka ilaçe; dhe në qoftë se më jipni lejë, dëshiroj t’ju bëj një dhuratë që t’i blini vetë.Dhe pa pritur tjatër përgjegje nga komisari, veç kënaqësisë së shfaqur me një buzëqeshje, nxori çantën i nëmëroi gjashtë bileta 50 liretash njëra. Komisari i vuri shpejt në xhep duke i shtrënguar dorën, dhe e largoi fronin e tij. Atë çast u hap dera dhe hyri polici me të dy kafetë, e la tepsinë në tryezë, dhe duke u ulur pranë komisarit, i tha turqisht: “Kur bëhej kafeja, unë përgjoja prapa derës, dëgjova dhe pashë, dua hisenë time.”– Hesht melun, se unë s’ta ha hakën! – u përgjegj komisari, gjithë në gjuhën turqishte…Prozë realiste konsiderohen ato rrëfime që mund të kenë ndodhur vërtet. Këto rrëfime i ngjajnë jetës reale, kurse personazhet imagjinare brenda këtyre rrëfimeve reagojnë në mënyrë të ngjashme me njerëzit e vërtetë. Rrëfimet që klasifikohen si prozë realiste, nxjerrin në pah ngjarje ose çështje shoqërore apo personale që pasqyrojnë jetën bashkëkohore me gjithë elementet e saj, si: dashuria, martesa, problemet familjare, gjetja e një pune, divorci etj. Ato përshkruajnë botën dhe shoqërinë tonë.Karakteristikat e prozës realisteRrëfimet priren të ndodhin në të tashmen ose në një të shkuar të afërt.Ngjarjet e përshkruara pasqyrojnë një realitet konkret. Personazhet jetojnë në vende që mund të jenë ose që janë reale. Problemet e tyre ndeshen në jetën e përditshme dhe zgjidhen në një mënyrë realiste.Ngjarjet e prozës realiste ngjallin pyetje, të cilave një lexues mund t’u përgjigjet me përvojën e jetës së përditshme.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Çfarë i bën përshtypje doktorit që në momentin e parë të mbërritjes në qytet?Si përshkruhen njerëzit me të cilët takohet doktori?Çfarë e bën të çuditshëm këtë vend krahasuar me vendet e tjera ku doktori ka qenë vizitor?Si sillet komisari me doktorin?Cila është arsyeja e kthimit të doktorit në Shqipëri?Pse ndryshoi sjellja mes doktorit dhe komisarit?Çfarë i kërkon komisari doktorit? Si i përgjigjet ai?Proza realiste46

