Page 49 - Demo
P. 49


                                     STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin 2 Nënvizoni momentet ku doktor Gjëlpëra vë në lojë oficerin. Cila figurë letrare është përdorur në këto raste?a. Ironia. b. Sarkazma.c. Kontrasti. d. Metonimia. 3 Analizoni mënyrën e sjelljes së komisarit me doktorin. Ç’cilësi të këtyre personazheve dalin në pah? 4 Duke gjykuar nga fragmenti që lexuat, renditni dy argumente që e bëjnë “Doktor Gjëlpërën” një vepër me tipare të spikatura realiste.Shembull: Dimë që rrëfimet realiste e marrin tematikën e ngjarjeve që trajtojnë nga realiteti. E njëjta gjë ndodh në fragmentin nga “Doktor Gjëlpëra”, ku tema që mbizotëron është mendësia e prapambetur e Shqipërisë së viteve ’30.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 5 Satira e Konicës ndërtohet nga përdorimi mjeshtëror i detajeve, të cilat e bëjnë atë moderne, origjinale e të natyrshme. Gjeni tri të tilla dhe nënvizojini në tekst.Interpretojmë tekstin 6 Çfarë kuptoni në mbyllje të pjesës? Interpretoni idenë kyçe që shfaqet aty. 7 Cili është përfytyrimi që krijoni për situatën e vendit në kohën e ngjarjes? Plotësojeni panoramën duke u bazuar në këtë fragment, por edhe duke marrë informacione nga burime të ndryshme për realitetin shqiptar në vitet '30. Krahasojeni atë realitet me të sotshmin. Diskutoni.Gjuha e tekstit 8 Vendosni shenjën tek ato pohime që mendoni se përputhen me tiparet e gjuhës së kësaj pjese.Gjuha e autorit përmban huazime nga turqishtja.Stili i autorit është formal. Dialogët janë të shkurtër dhe kanë gjuhë të qartë.Në fragment ka batuta dhe fjalë humoristike.  9 Tregoni dallimin kuptimor mes fjalëve \përdorur në fragment? A mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën? Pse? 10 Gjeni fjalët e huazuara dhe shpjegoni kuptimin e tyre. Si ndikojnë ato në stilin e autorit? Reflektojmë rreth tekstit 11 Përqasni mendësinë e paraqitur në pjesën letrare me atë që hasni në jetën e përditshme. Cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet? Sillni shembuj nga jeta juaj për të argumentuar përgjigjen.  12 Mbani qëndrim ndaj sjelljeve të personazheve, duke i krahasuar ato. Paraqitni këndvështrimin tuaj.DetyrëKomentoni me shkrim këtë thënie të Konicës: “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”. Kërkoni thënie të tjera të autorit, përzgjidhni atë që ju pëlqen më shumë dhe argumentoni pse.47
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53