Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjeTeksti Gjuha shqipe 9 mbështetet në kërkesat dhe kriteret e caktuara nga programi i lëndës së Gjuhës shqipe, shpallur nga MASR-i, dhe zbërthen kompetencat kyçe dhe ato të lëndës, të strukturuara sipas fushave të studimit.Gjuha shqipe 9 synon t’i përfshijë nxënësit në veprimtari të gjera të të nxënit, përmes të cilave pritet të fitojnë aftësi, shprehi dhe vlera të gjithanshme.Përmes këtij teksti, nxënësit do të aftësohen për ta përdorur gjuhën në situata të larmishme dhe do të fitojnë shprehi që lidhen me aftësitë e tyre për ta dëgjuar, folur, lexuar dhe shkruar atë në një nivel të përshtatshëm për moshën e tyre. Kjo gjë do të arrihet përmes përfshirjes së tyre në veprimtari të gjera ndërvepruese dhe bashkëpunuese, në veprimtari krijuese dhe në projekte, duke i zhvilluar dhe rritur intelektualisht dhe gjuhësisht. Përmes këtij libri, do të zhvillohen edhe shumë kompetenca kyçe, të tilla si: zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues, human, digjital, social etj., të cilat do t’u shërbejnë nxënësve për ta përdorur drejt gjuhën në situata konkrete komunikimi.Për të përmbushur synimet e mësipërme, të shpalosura në program, struktura e këtij teksti i orienton nxënësit në zhvillimin e kompetencave të fushave të mësimit të gjuhës (përmbajtësore) dhe të kompetencave kyçe.Teksti përbëhet nga dy pjesë.Pjesa e parë përfshin fushat përmbajtësore të programit, që lidhen me: zhvillimin e të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, të cilat, të gërshetuara me njëra-tjetrën, krijojnë një ansambël njohurish dhe praktikash ndërvepruese në tërë rrjedhën e tekstit.Pjesa e dytë e tekstit, e emërtuar sipas programit “Përdorimi i drejtë i gjuhës”, zbërthen në mënyrë shkencore dhe didaktike tema dhe kompetenca, të cilat lidhen me fjalëformimin, leksikologjinë, drejtshkrimin, morfologjinë dhe sintaksën e shqipes, në vazhdimësi të programit të klasës së tetë.Kjo pjesë krijon mundësinë për ta njohur dhe përdorur drejt sistemin morfo-sintaksor dhe drejtshkrimor të shqipes.Gërshetimi i harmonishëm i pjesës së parë të lëndës me pjesën e dytë është një tipar tjetër i Gjuhës shqipe 9, i cili mundëson dhe lehtëson punën me llojet e teksteve dhe me njohuritë për gjuhën. Ju urojmë rrugëtim të mbarë në eksplorimin e gjuhës sonë!3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10