Page 50 - Demo
P. 50
FjalorNjë mbrëmje të mrekullueshme, një portier jo më pak i mrekullueshëm, Ivan Dimitriç Çervjakov, i ulur rehat në një poltronë të radhës së dytë në Teatrin e Operas po ndiqte shfaqjen “Kambanat e Kornevilit”. Dëgjonte muzikën, shikonte balerinat dhe ndihej i lumtur.Por, papritur fytyra e Çervjakovit u bë e vogël, flegrat e hundës iu drodhën, frymëmarrja i ndaloi, dylbitë iu ulën dhe… apshi hi hi!!!…Çervjakovi teshtiu. Nuk është e ndaluar për askënd që të teshtijë. Teshtijnë fshatarët, agjentët e policisë, madje edhe gjeneralët ndonjëherë. Të gjithë teshtijnë. Çervjakovi nuk u hutua, por fshiu gojën dhe hundën me shami dhe si i edukuar që qe, hodhi një sy përqark për t’u siguruar që nuk kish shqetësuar njeri. Por, atëherë u turbullua më shumë, kur vuri re se një rresht përpara tij, në radhën e parë të sediljeve një burrë i vjetër po fshinte ngadalë me dorashkë kokën tullace dhe qafën, duke murmuritur fjalë të pakuptueshme. Çervjakovi e njohu: ishte Shkëlqesiae Tij Brizalov, një nga funksionarët e hekurudhave.“Kam spërkatur kokën e tij, – mendoi Çervjakovi. – Në të vërtetë, nuk jam nën vartësinë e tij momentalisht, por kjo nuk do të thotë që mos t’i kërkoj të falur.” Çervjakovi u kollit lehtë, përkuli trupin përpara dhe i pëshpëriti në vesh Shkëlqesisë së Tij:– Shkëlqesi, më falni se ju bëra pis pa dashur… kam...– Asgjë, asgjë…– Për hir të Zotit, ju lutem të më falni! Ju siguroj se nuk e bëra me qëllim…– Po lëre tani, se e mora vesh. Më lër të dëgjoj!I turbulluar, Çervjakovi buzëqeshi si budalla dhe hodhi vështrimin nga skena. Dëgjonte muzikë, shikonte balerinat, por nuk ndihej më i lumtur. Ankthi po e torturonte. Në pushimin e afërt, iu afrua Brizalovit, e ndoqi për njëfarë kohe dhe, më në fund, duke mundur turpin që e kish kapluar të tërin i murmuriti: – Shkëlqesi… nëse kam spërkatur kokën tuaj, ka qenë në mënyrë të pavullnetshme… ju lutem të më falni… unë nuk desha…Anton Çehov (1860-1904) është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë ruse. Çehovi ka shkruar një numër të madh tregimesh dhe novelash. Janë shumë të njohura përmbledhjet “Tregime të larme”, “Muzgu” etj. Ai është bërë shumë i njohur edhe në fushën e dramaturgjisë me veprat: “Kopshti i qershive”, “Pulëbardha”, “Xha Vanja”, “Tri motrat” etj. Veprat e tij janë përgjithësisht rrëfime realiste.VDEKJA E NJË NËPUNËSIPara leximitNë qendër të këtij tregimi është drama e një nëpunësi, i cili është shumë i shqetësuar pasi mendon se ka ofenduar një funksionar të lartë me një teshtimë. Ai bën çmos që të marrë falje për teshtimën e pakontrolluar, por ndeshet me indiferencën e funksionarit të lartë. Nënvlerësimi i vetes dhe ankthi e bëjnë të vuajë shumë. Në këtë pjesë letrare komikja dhe tragjikja ndërrojnë lehtësisht vendet me njëra-tjetrën, duke na paraqitur fatin e njeriut të dobët, i cili vetërrënohet nga pasiguria e tij.portier – ai që rri si rojë te porta e një institucioni.Shkëlqesi – këtu: titull nderimi për t’iu drejtuar një zyrtari të lartë. funksionar – nëpunës me funksion të lartë.vartësi – të varesh nga dikush tjetër me detyrë më të lartë a me përgjegjësi më të madhe.superior – përgjegjës që drejton një zyrë, një sektor, një organizëm pune.arrogant – që është i vrazhdë, fyes e përbuzës.48

