Page 51 - Demo
P. 51


                                    – Po lëre tani! Nuk po e mendoj më! Dhe ju gjithmonë një muhabet, – iu përgjigj Shkëlqesia e Tij me një ngërdheshje padurimi. “Nuk po e mendon më, thotë, dhe syri i tij është plot ligësi,” – mendoi Çervjakovi duke parë në mënyrë të dyshimtë nga Shkëlqesia e Tij.“Nuk do as të flasë. Është e nevojshme të shpjegohem që nuk e bëra qëllimisht... që të teshtiturit është ligj i natyrës; përndryshe do të mendojë se desha ta pështyj në zverk. Dhe, në qoftë se nuk do ta mendojë tani, do ta mendojë më vonë!...”Kur u kthye në shtëpi, Çervjakovi i foli gruas për gjithë çfarë i kishte ndodhur. E pa që gruaja nuk i dha ndonjë rëndësi të madhe: sigurisht që u frikësua pak, por u qetësua menjëherë, kur mori vesh që Brizalovi nuk ishte superiori aktual i burrit të saj.– Megjithatë, ti shko dhe kërkoi të falur, – e këshilloi ajo, – përndryshe Brizalovi do të mendojë se nuk je i denjë për të qëndruar në një shoqëri me të.– Po tamam, kështu bëra! I kërkova të falur, por ai se si qe, si i çuditshëm… nuk di si të them. Nuk më tha asgjë të qartë e pozitive. Në të vërtetë, nuk kishte dhe kohë për të folur. Ditën tjetër Çervjakovi u vesh mirë, shkoi te berberi dhe, pasi u sigurua se figura e tij ishte në rregull, u nis te Brizalovi për t’u shpjeguar. Salla e pritjes së Shkëlqesisë së Tij ishte e mbushur plot me persona që kërkonin favore dhe mbrojtje. Shkëlqesia e Tij e kishte filluar pritjen.Pasi dëgjoi disa nga të pranishmit, Shkëlqesia e Tij u kujtua për Çervjakovin dhe vështroi në mënyrë pyetëse.– Dje në opera... Shkëlqesia Juaj ndoshta do t’ju kujtohet… – filloi Çervjakovi, – unë teshtita dhe… pa dashur ju spërkata kokën, Shkëlqesia Juaj… Do të më falni… Nuk qe për...– Po ç’thua, ç’thua! Budallallëqe! Çfarë dëshironi? – vazhdoi Shkëlqesia e Tij, duke iu drejtuar një tjetri që qëndronte i ulur pranë Çervjakovit.“Jo, gjë që s’bëhet. Nuk mund ta lë kështu, duhet patjetër të shpjegohem mirë…”Çervjakovi priti. Kur Shkëlqesia e Tij përfundoi pritjen e fundit, u drejtua drejt apartamentit të tij privat. Çervjakovi e ndoqi duke i pëshpëritur:– Shkëlqesi! Në qoftë se më lejoni t’ju shqetësoj, për të shprehur ndjenjat e mia, desha t’ju vë në dijeni se më vret ndërgjegjja, si të them, jam i penduar. Nuk e bëra me qëllim, duhet të më kuptoni!… – Fytyra e Brizalovit mori një pamje të indinjuar.– Bëni shaka apo si? – pyeti dhe u zhduk pas daljes.“Po çfarë shakaje, nuk ka vend për shaka”, – mendoi Çervjakovi duke iu afruar drejt shtëpisë. “Ky njeri ka arritur të marrë titullin Shkëlqesi dhe nuk arrin të më kuptojë. Kur është kështu, nuk dua më që t’i kërkoj të falur një arroganti të tillë. Kush djallin e duron mburrjen e tij? Do t’i shkruaj një letër dhe nuk do të kthehem më këtu!”Por letrën nuk e dërgoi kurrë, pasi nuk arriti ta formulonte. Mendoi e mendoi dhe nuk i erdhi në mendje asgjë. Ditën tjetër u kthye përsëri te Shkëlqesia e Tij, për t’u shpjeguar vetë…49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55