Page 52 - Demo
P. 52
STUDIM TEKSTI – Qeshë dje këtu, Shkëlqesi, – belbëzoi Çervjakovi, kur Brizalovi nguli në të vështrimin pyetës, – jo për të qeshur, siç thatë ju, jo, por për t’u shfajësuar, sepse duke teshtirë ju spërkata… nuk e çoj në mend që të bëj shaka me ju, nuk do të guxoja kurrë. Në qoftë se i lejohet dikujt për të bërë shaka, duhet të gëzojë respektin e duhur te personi i…– Jashtë që këndej! – ulëriti Shkëlqesia e Tij me zë të lartë, duke u bërë mavi në fytyrë.– Si thatë? – pyeti Çervjakovi me zërin që i dridhej nga tmerri.– Jashtë që këtu! – ulëriti Shkëlqesia e Tij edhe më fort, sikur ta kishin shkelur në kallo.Çervjakovi u lëkund: ndjeu t’i shkëputej diçka nga brenda. Nuk pa më asgjë, nuk dëgjoi asgjë, duke ecur mbrapsht deri te porta. U gjend në rrugë. Mekanikisht, mori rrugën drejt shtëpisë. Dhe këtu, pa u çliruar nga ankthi që e kish zënë, u shtri mbi minder… dhe vdiq.Kuptojmë tekstin 1 Çfarë bëri Çervjakovi në Teatrin e Operës? 2 Në këtë tregim vendosen pranë dy personazhe. A ka ndonjë raport miqësor apo pune mes tyre? Ç’përfaqëson secili prej tyre? 3 Ngjarjen që ndodhi në Teatrin e Operës, Çervjakovi:e harroi sapo u largua prej andej; u përpoq ta fshihte, të bënte sikur nuk kishte ndodhur kurrë;e mohoi që të mos e fajësonin si të pasjellshëm;e mori me zell të tepruar për t’u shfajësuar.Analizojmë tekstin 4 Gjeni në tekst fjalët, të cilat e shfajësojnë plotësisht Çervjakovin nga ajo që ndodhi. Çfarë tregojnë ato? 5 Gjeni në tekst fjalët që tregojnë:a. mirësjelljen e Çervjakovit; b. përulësinë e Çervjakovit;c. indiferencën e Brizalovit; d. pompozitetin e Brizalovit. 6 Shpesh rrëfimtari e quan Brizalovin vetëm Shkëlqesia e Tij, pa nevojën e emrit. Pse?Interpretojmë tekstin 7 Në ç’vetë kryhet rrëfimi në këtë tregim? Ç’raport mban rrëfimtari me ngjarjet që rrëfen? 8 Çfarë ndjenjash përjeton Çervjakovi kur sheh se kë ka spërkatur me teshtimën e tij. Çfarë e shkakton shqetësimin e tij?Autori, për të dhënë karakterin e dobët të protagonistit të tij, ka zgjedhur që mbiemri i protagonistit të jetë Çervjakov, që vjen nga fjala ruse “çervjak”, që do të thotë krimb i vockël.ShënimTregimiTregimi është lloj i shkurtër i prozës që, për nga shtrirja e shkurtër (numër i paktë faqesh), vjen pas novelës. Në tregim, ngjarjet zhvillohen brenda një kohe të shkurtër ose paraqiten vetëm në çastin kulmor. Ka një personazh kryesor, kurse të tjerët jepen në funksion të tij. Nuk përshkruhet procesi i zhvillimit të karaktereve, as jepen hollësi për psikologjinë e personazheve, por dalin anët e tyre më të rëndësishme. Ka subjekt të thjeshtë, por me konflikt të ngjeshur. Në tregim pasqyrohen anë të rëndësishme të realitetit. Trajta e shkurtër dhe gjuha tregimtare kanë bërë që, përmes tregimit të ndiqet dinamika e jetës, aktualiteti dhe tema e ditës. Në letërsinë shqipe, tregimi u shfaq gjatë periudhës së Rilindjes. Ndër autorët e parë që e lëvruan këtë lloj letrar janë: Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Migjeni, Mitrush Kuteli etj.50

