Page 53 - Demo
P. 53
STUDIM TEKSTI 9 Vdekja e Çervjakovit është:një përfundim i kuptueshëm për rrethanat;një fund i hiperbolizuar i njeriut të dobët;një përfundim i pashpjegueshëm. 10 Gjeni në këtë tekst elementet që janë karakteristike për tregimin si lloj letrar.Gjuha e tekstit 11 Analizoni gjuhën e Çervjakovit kur i drejtohet Brizalovit.Si janë të ndërtuara fjalitë me të cilat i kërkon vazhdimisht falje?Për çfarë arsyeje përdoren vazhdimisht retiçencat ndërmjet fjalëve të tij? 12 Dalloni në tekst monologët nga dialogët. 13 Çehovi njihet si një autor që e përdor shpesh komizmin për të kritikuar qëndrime apo dukuri të ndryshme. A ju bën të qeshni ky lloj komizmi? 14 Gjeni fjalët onomatopeike në tekst.Reflektojmë rreth tekstit 15 Heroi i tregimit është mishërim i njeriut që është gati t’i nënshtrohet gjithkujt që gëzon një pozitë shoqërore më të lartë. Nëpërmjet tij shfaqet drama e njeriut të pasigurt në vetvete. Diskutoni rreth saj. 16 Çfarë ndjenjash përjetoni ndaj Çervjakovit? Jepni shpjegimin për zgjedhjen ose jo të secilës alternativë.Po/Jo ShpjegimiKeqardhjeVlerësimMosrespektMëshirëAdmirimPëruljeDetyrë Luajeni në role këtë pjesë, duke u përpjekur të transmetoni botën e brendshme të personazheve të saj.Tregimi51

