Page 54 - Demo
P. 54


                                    Jam me aq shumë nerva, saqë nuk arrij t’ia shpjegoj mirë pse jam me nerva. Unë s’dua të jem këtu. Në fund të fundit s’kam as ndonjë problem me ata që rrinë këtu, le të bëjnë çfarë të duan. Problemin e kam me veten time këtu, jo me këtë vend. Më ndodh gjithmonë kështu, prandaj i shmang tregjet. Edhe kur shkoj me nënën për të blerë ndonjë gjë, kështu ndodh. Pesë sekonda pasi jemi futur në dyqan, kur ajo s’ka mbaruar akoma së përshëndeturi shitëset, unë jam me një këmbë jashtë, e shikoj me inat, e pyes nëse i morëm të gjitha e nëse mund të ikim. Hyj në çdo dyqan me të njëjtën ide që kanë edhe hajdutët kur hyjnë në bankë: hyjmë, marrim atë që na duhet, ikim sa më shpejt të jetë e mundur dhe askush s’do të lëndohet.Ajo qesh. Ajo nuk ecën, ajo lundron sipër e përmes turmës sikur të ishte në skenën e një teatri ndërsa mua më shtyjnë të gjithë, më shkelin e mundohen të më shesin mbajtëse çelësash. Për më shumë kam edhe kitarën në krah, më duhet të bëj kujdes të mos më përplaset në ndonjë vend. Fillojnë të më rrjedhin djersë të ftohta. Ajo kthen kokën mbrapa herë pas here dhe duket qartë që po zbavitet. Ndoshta është një provë ndaj së cilës nënshtron të gjithë djemtë që i pëlqejnë...– Është thjesht fakti që s’më pëlqejnë këto tregjet. Kaq, – them, duke u munduar të përmirësoj pak pasditen time.– Këtë e kisha kuptuar.– Çfarë duhet të blesh?– Unë? Asgjë, ti duhet të blesh ndonjë gjë?I qetë Mart, i qetë....– Bëjmë një xhiro pastaj dalim, – thotë. – E sidoqoftë s’të solla kot, duhet të blija ca gota plastike.– Ndoshta... ndoshta ëëë... s’jam i sigurt, por ndoshta ka edhe nëpër dyqane të tjera që s’janë me kilometra larg qendrës. Darien Levani është avokat dhe shkrimtar shqiptar, që jeton në Itali. Veprat e tij i ka shkruar si në gjuhën shqipe, edhe në atë italiane. Në Itali, ai ka botuar tregime dhe romane të ndryshme, si: “I famshmi qukapiku magjik” (2011), një triller policor; tregimin e gjatë “Dashuria e Marksit” (2012) dhe romanin “Toringrad”, një histori mes romanit policor dhe kronikës së zezë, fitues i çmimit Tolfa 2017. Romani i tij parë i shkruar në gjuhën shqipe, “Poetët bëjnë dashuri ndryshe” (2012), ka fituar çmimin prestigjioz “Penda e Argjendtë - Debutues”. Romani i tij më i fundit në gjuhën shqipe është “Dopio gjashta” (2015).TREGUPara leximitMartini është një i ri, i diplomuar për letërsi që ka pasion muzikën. Ai është lideri i një grupi muzikor. Jeta e tij ndryshon kur njeh Enxhin, e cila e sfidon duke e nxitur të zbulojë një anë të re të Tiranës, të fshehur diku midis Tregut të Medresesë, mbrëmjeve poetike dhe protestave rinore. Martini rrëfen përditshmërinë e tij, ndaj së cilës shfaqet herë indiferent, herë nervoz dhe herë pasionant. Mes tollovisë së qytetit dhe të ndjenjave të tij, ai përpiqet vazhdimisht të mos përshtatet, i bindur se vetëm kështu mund të qëndrojë i vërtetë ndaj vetvetes.Në fragmentin e mëposhtëm vihet re ndryshimi i madh, në qëndrim dhe ndjenja, midis Enxhit dhe Martinit.52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58