Page 55 - Demo
P. 55


                                    Fjalor– Epo për të qenë më e sigurt thashë unë, – dhe zhduket. Turma komploton kundër meje e një sekondë më vonë jam vetëm. Unë bllokohem nga një krijesë e çuditshme, gjysmë karrocë e gjysmë frigorifer që ka zënë gjithë rrugën e duhet të pres që të kalojë. Vetëm se shitësi i pullave (e kujt dreqin i duhen pullat?) vendos që do një shishe ujë, kështu që karrocafrigorifer ndalet dhe negociata për të blerë një shishe ujë është pak a shumë e njëjta që duhet të jetë bërë për shitjen e Albtelekomit. Thjesht nuk mbaron.– Sa e ke ujin?– Pesqin.– Shumë e paske.– Po deshe.– Jo prit, – mendohet sikur të ketë zbuluar ndonjë sekret, a sikur ka dilemat e Ajnshtajnit brenda, pastaj pyet me një zë të rëndë. – Ke me gaz?– Si ta dush more, me gaz, pa gaz, uj amerikan, uj anglez, uj grek, uj shqiptar, uj Himare e uj Tirane, uj të bardhë e uj jeshil, ça të të dojë e bardha zemër.– Ma jep një shishe.– Si e do? – Jo grek.Eh, vëllazëria ballkanike.– Na.Me të njëjtën ngadalësi që përdorin ata që çmontojnë bomba, merr ujin dhe e vështron sikur të ishte një objekt që vjen nga një qytetërim tjetër. E gjithë kjo ndërkohë që i gjithë tregu është bllokuar nga karroca dhe të gjithë ndjekin me interes se si do mbarojnë bisedimet.– S’është i ftohtë.– Na të gjej një tjetër.– Lëre se s’e dua fare.– Po si, qëparë e doje e tani s’e do. Po tallesh ti? Unë s’kam dalë këtu me u tall.– Po pse, unë kam dal me u tall sipas teje?Vazhdojnë kështu për disa minuta.– TI ÇUN DO I MARRËSH ATO XHINSET APO JO?Çuni jam unë. Dora ime, pa dashje, prek një mal me xhinse, nga cepi ku jam strukur për t’i shpëtuar karrocës.– Jo jo rrofsh.– Janë të mira ore; dje, sot kanë ardh.– Akoma s’kanë ardh nesër! S’më duhen.– Kemi edhe si ato që ke veshur, të mira fare, e di sa ecin këto këtë vit, të gjithë kështu i marrin. Mall frëng çun, i mirë.– Jo rrofsh.– Epo tani po s’i more, lëviz se na heq klientët, të lutem çun.negociatë − ndërmjetësim.53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59