Page 56 - Demo
P. 56
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Renditni disa elemente të jetës së përditshme që dalin në këtë fragment. Ç’ndjesi i krijojnë protagonistit detajet që sheh në tregun e qytetit? Dalloni disa nga gjendjet emocionale që provon Martini në rrjedhën e këtij fragmenti. Cila është pika kulmore e gjendjes së tij emocionale? Ku duket ajo?Sa personazhe shfaqen në këtë fragment? Tregoni sjelljen dhe veprimet e secilit prej tyre.Analizojmë tekstin 2 Shpjegoni efektet që krijojnë në fragment krahasimet dhe përqasjet e mëposhtme.me të njëjtën ngadalësi që përdorin ata që çmontojnë bomba…nga një krijesë e çuditshme, gjysmë karrocë e gjysmë frigorifer…si hajdutët kur hyjnë në bankë… 3 Gjeni elementet që e bëjnë këtë fragment një rrëfim realist. 4 Disa fjali në tekst shfaqen me shkronja të pjerrëta, për t'u dalluar nga pjesa tjetër e rrëfimit. Çfarë mendoni se janë ato? Pse ndryshojnë nga pjesa tjetër e tekstit?Interpretojmë tekstin 5 Shpjegoni ndikimin e ambientit në ngarkesën emocionale që shfaq Marti. 6 Interpretoni shprehjen: Problemin e kam me veten time këtu, jo me këtë vend. 7 Shpjegoni lidhjen midis situatave qesharake që krijohen dhe ironisë që i shoqëron ato. Ilustrojeni mendimin tuaj me shembuj.Gjuha e tekstit 8 Gjeni sinonimet për fjalën çun dhe jepni nga një shembull përdorimi për secilin prej tyre. 9 Gjeni folje nga fragmenti që tregojnë intensitetin e mendimeve të personazhit. 10 Gjeni dhe shpjegoni fjalët që tregojnë ironinë në fragment.Reflektojmë rreth tekstit 11 Pse Martit i duket tregu si skena e një teatri? Krijoni një skenë të vogël teatrale në klasë me personazhe, sende dhe lëvizje si në këtë fragment. 12 Diskutoni rreth mesazheve, frymës dhe atmosferës që përcjell fragmenti. A është Marti një zë juaji i brendshëm? Po i shokut tuaj?Detyrë Shikoni filma dhe dokumentarë që sjellin tematikat dhe problematikat e ndryshimeve të shoqërisë shqiptare pas viteve ’90. Zhvilloni në klasë një tryezë debati rreth informacioneve të gjetura.Romani është lloji i gjatë i prozës artistike, brenda së cilës gjenden disa linja të zhvillimit të ngjarjeve që thuren me njëra-tjetrën.Në roman nuk paraqitet një ngjarje ose jeta e një personazhi, por përfshihen shumësi ngjarjesh, të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën, e shkaktojnë njëra-tjetrën, dalin njëra nga tjetra. Po ashtu, edhe personazhet janë në kontakt të pandërprerë dhe në bashkëveprim, kurse veprimi i përfshirë në roman ndikon si një tërësi organike.Karakteristikat e romanit nuk mund të përkufizohen në mënyrë të prerë e të qartë. Në përgjithësi, romani është një rrëfim i gjatë, ndonëse disa prej tyre janë të shkurtër; i shkruar në prozë, ndonëse ekzistojnë disa që janë shkruar në vargje. Romani dallon nga tregimi dhe novela nga gjatësia më e madhe, që lejon zhvillim më të plotë dhe më të hollësishëm të personazheve dhe të subjektit. Nuk është përcaktuar ndonjë gjatësi minimale për romanin, por duhet të jetë i gjatë mjaftueshëm sa për të justifikuar botimin e tij në një libër më vete, ndryshe nga llojet e tjera të prozës. Në varësi të specifikave, janë krijuar një shumësi nënllojesh të romanit, si: romani historik, policor, epistolar, realist etj.Romani 54

