Page 57 - Demo
P. 57


                                    Andrea De Carlo është një shkrimtar italian i njohur, autor i dhjetëra romaneve. Romani “Dy nga dy”, nga i cili është shkëputur pjesa letrare e paraqitur këtu, është edhe romani i tij më i njohur, një prozë kult për brezin e viteve ’90.GUIDO DHE GJUHA GREKEPara leximitRomani “Dy nga dy” i Andrea de Karlos rrëfen historinë e dy shokëve, miqësia e të cilëve nis që në bankat e shkollës. Guido dhe Mario janë dy adoleshentë që pasi gjenden shokë banke, bëhen miq të pandashëm.Fragmenti i mëposhtëm sjell çastet e para të kësaj miqësie.Të nesërmen u ul përsëri në një bankë me mua, në rreshtin e fundit, dhe që atë ditë miqësia jonë zuri të forcohej. Ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, si gjithçka në atë kohë, kur çdo shndërrim mezi perceptohej. Asnjëri prej nesh nuk kishte lidhje të ngushta me shokët e tjerë të klasës; unë ngaqë jam i ndrojtur dhe ngaqë i shikoja si pjesë të një bote që nuk doja ta pranoja, ndërsa Guidoja ngaqë ishte krejt ndryshe nga ata. Të them të drejtën, dy peshkopët qesharakë të klasës, Ablondi dhe Farvoja, të hutuar nga pamja e tij e jashtme e nga mënyra e të folurit, në fillim u përpoqën ta bënin shok. Kështu, në pushimet e shkurtra mes orëve, e kapnin dhe përpiqeshin t’ia mbushnin mendjen me opinionet e tyre për kinemanë, letërsinë dhe pikturën bashkëkohore, të ndikuar sidomos nga librat dhe fjalimet e prindërve. Guidoja nuk tregonte asnjë fije interesi, përpiqej të largohej pa dhënë shpjegime menjëherë sapo dëgjonte fjalitë e para, prandaj Ablondit dhe Farvit u kishte ngelur hatri. E shikonin së largu me sytë e tyre miopë, ku përzihej një lloj armiqësie e përmbajtur dhe mosbesimi real.Guidos aq i bënte për këtë çështje, por ideja që më kishte zgjedhur mua si shok banke, më gëzoi edhe më shumë. Ishim ulur në bankë e dëgjonim thuajse të ngrirë dogma gramatikore dhe matematikore; të mbërthyer, si gjithë të tjerët, nga frika se mos mësuesja na pyeste për ekuacionet apo shifrat, që asnjëri nga ne nuk i kuptonte me të vërtetë.[…]Guidoja rrinte i strukur pranë meje në fund të klasës dhe bënte komente mbi gjithçka. Në fillim, thuajse fliste me veten, por dalëngadalë zuri të ngrinte zërin duke më përfshirë edhe mua në komente. Nuk e shihnim njëri-tjetrin në sy, komunikonim fshehurazi me sytë ngulur gjoja te mësuesja. Shumë shpejt midis nesh u krijua një lidhje bashkëpunuese, siç ndodh në disa lloj sportesh që luhen me dy veta, si motoslita në çift apo garat me triçikël. Unë luaja rolin e ndihmësit: i ruaja ekuilibrin dhe e ndihmoja të mbante trajektoren e duhur, isha spektatori i vetëm i veprimtarisë së tij prej vëzhguesi. Kishte një talent të veçantë për të dalluar theksat, mënyrat e të shprehurit dhe të qëndrimit, veset, intonacionet, tiparet fizike apo ndonjë tik nervor. I veçonte dhe pastaj i bashkonte tërë këto hollësi me një lehtësi të habitshme. Ndiqte një damar të ethshëm mendimi, të vështirë për ta parashikuar. Ndonjëherë kalonte shpejt e shpejt nga njëri individ Fjalorpeshkop − ai që jepet aq shumë pas librave dhe studimit, sa shkëput lidhjet me njerëzit.dogmë − ide, koncept që merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme.55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61