Page 58 - Demo
P. 58
Fjalorte tjetri, vinte pranë e pranë karakteristikat e tyre dhe i krahasonte me njëri-tjetrin; herë të tjera fiksohej veç me një detaj, e këqyrte mbarë e mbrapsht, e zmadhonte sa ishte e pamundur t’i mbante fillin.Herë-herë ndonjë nga mësueset e vinte re këtë gjë: Drati ose Kavrali ngrinin menjëherë sytë grabitqarë, i binin fort katedrës me pëllëmbën e dorës dhe brisnin: “Kush bën zhurmë atje në fund?” Atmosfera bëhej akoma më e rrezikshme; 30 viktimat, të ngulura nëpër karrige, nuk merrnin më frymë. Guidoja priste pak sekonda dhe ia zinte sërish me zërin e çjerrë, tashmë pëshpëritës. Rritja e tensionit sikur u jepte më shumë ngarkesë vëzhgimeve të tij, i ngarkonte me elektricitet.Ai thoshte se muzikantët rok ishin të vetmit të rinj që mund të bënin me të vërtetë çfarë t’u donte qejfi. Më tregoi njëherë, kur tre vjet më parë kishte parë në televizor Rolling Stones. Ishte një fragment koncerti live dhe gjysmë i mbuluar nga zëri i një folësi që mundohej të bënte ironi. Megjithatë ky çast i kishte lënë shumë mbresa. “Ishte jeta vetë”, thoshte. “Ata pesë tipat të mbushur me energji, zemërim dhe qejf për atë që po bënin, pa e vrarë mendjen për asnjeri, pa asnjë detyrim, s’i jepnin llogari askujt dhe as nuk shtireshin si të arsyeshëm.”[...]Një ditë, Drati po bënte atë lojën e saj sadiste, lëvizte gishtin me ngadalë në regjistër, mërmëriste fillimin e çdo emri për të tmerruar tërë klasën. Pastaj, me befasinë e përhershme thirri: – Laremi! Të gjithë në klasë sikur u lehtësuan e filluan të rregullonin karriget e të ndryshonin pozicion, ndërsa Guidoja u ngrit. Më hodhi një vështrim të shpejtë dhe shkoi drejt katedrës; ndërkohë mendova se si ishim dyzuar aq shumë, midis dëshirave tona për të ndryshuar realitetin dhe realitetit të zymtë që vazhdonim t’i nënshtroheshim çdo ditë.Me zë të thatë e pa fije emocioni, Drati i tha: – Përkthe pjesën në faqen 121. Vërejti Guidon tek hapte manualin e greqishtes; po rrinte e ngurtë dhe në pritje, pa ia hedhur më sytë Guidos. Klasa merrte frymë ngadalë, si e përpirë nga katastrofa e tjetrit.Guidoja u përqendrua te faqja e librit; tek ato shkronja të vogla e të lashta. Kaloi dorën mbi flokë pastaj tundi kokën, kurse Drati tkurri buzët e saj tmerrësisht të holla dhe të zbehta.Guidoja e vështroi për një çast me vëmendje; në atë kohë, unë mendova se mos do t’i ulërinte, do ta fyente apo ta kapte për gryke, si nëpër ata filmat ku një personazh negativ e ka shpënë deri në prag të dëshpërimit personazhin pozitiv. Ndryshe nga ç’po mendoja unë, ai i hodhi sytë manualit të greqishtes dhe vijoi: – Në një shtëpizë, buzë një pylli, jetonin tre derrkucë: Xhimi, Tomi dhe Semi. […]Klasa mbeti gojëhapur; Drati ktheu kokën dhe u bllokua pa ditur si të reagonte. Guidoja dukej shumë i përqendruar dhe i përpiktë, sikur po përkthente vërtet fjalë për fjalë tekstin e greqishtes. Nuk ishte aspak skenë qesharake dhe askujt prej nesh s’i shkonte ndër mend të qeshte; po mbanim vesh historinë e tre derrkucëve, në një atmosferë të akullt dramatike. Guidoja vijoi të lexonte krejt i përmbajtur, serioz e me trupin drejt, fare pranë katedrës. Vazhdoi: – Një ditë, derrkuci më i madh vendosi të ndërtonte një shtëpi vetëm për vete…sadiste – këtu: mizore, e egër.manual – libër që përmban në mënyrë të përmbledhur njohuritë themelore të një fushe të caktuar të shkencës.56

