Page 59 - Demo
P. 59


                                    Pastaj Dratit i kaloi paraliza e çastit dhe reagoi me një shpërthim kaq të egër, saqë edhe zëri i doli jashtë kontrollit. I ulëriti Guidos se do ta çonte në drejtori, se do ta ngelte në greqishte, se do ta nxirrte përjashta e se s’donte t’ia shihte më sytë. Ajo doli para klasës e nxirë në fytyrë dhe përplasi duart e thata mbi katedër aq fort sa u vra. Klasa kishte ngrirë, me sytë përdhe. Drati mezi po mbushej me frymë dhe dridhej e tëra.[…]Dukej sikur rrënimi i anijes së vjetër tashmë ishte i pashmangshëm, mirëpo teksa po afrohej fundi i vitit shkollor, të gjithë nxënësit filluan të ishin më të arsyeshëm. Edhe ata që ishin në vitin e tretë, luftarakë e të sigurt në vetvete, ata që kishin shqyer të parët portën që binte në oborr e kishin mbajtur ato diskutimet e ndërlikuara në palestër, filluan të thoshin se tashmë gjëja më e rëndësishme ishte që të mos ngeleshin në klasë, të mos ua jepnin fitoren në pjatë të argjendtë profesorëve. Bënë prapakthehu sa hap e mbyll sytë dhe iu futën studimit, të vendosur për të marrë nota të mira si dikur. Anija e vjetër kishte fituar sërish ekuilibrin dhe kishte marrë kursin e mëparshëm sikur të mos kishte qenë kurrë në rrezik; ekuipazhi as nuk rrekej ta fshihte kënaqësinë.Unë dhe Guidoja vazhdonim t’i mbanim veshët hapur dhe shikonim rreth e përqark në pritje të çrregullimeve të tjera, por shumë shpejt u bë e qartë se çdo gjë kishte marrë fund. U detyruam t’i hapnim përsëri librat që kishim shpresuar se nuk do t’i shikonim më me sy, e zumë të grumbullonim nocione të padobishme; dhe vetëm ideja na stërmundonte kaq shumë, saqë e kishim të pamundur të mësonim bashkë. Studionim secili për hesap të vet, e mëngjeseve i shmangeshim çdolloj bisede për mësimet. Margarita Tardini nuk po dilte më me mua as të shtunave; më tha që duhej të mendonim vetëm për shkollën, se aty luhej e ardhmja jonë. Të gjitha pasditet e qershorit i kalova mbyllur në Fjalorrrënim − këtu: shkatërrimi.t’i mbanim veshët hapur − të ishim vigjilentë.nocion − koncept, formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv.57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63