Page 60 - Demo
P. 60


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin  1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cila është tema e këtij fragmenti? Po nëntemat e tij? Kush e rrëfen ngjarjen? Gjeni detajet që përdor rrëfimtari për pasqyrimin e jetës shkollore.  Dalloni personazhet kryesore dhe dytësore. Si e shohin shokët e klasës Guidon në fillim të fragmentit? A është i tillë ky perceptim deri në fund?Analizojmë tekstin  2 Shpjegoni efektet e krahasimeve të zgjatura në paragrafin e tretë dhe të epiteteve që përshkruajnë veçanërisht Guidon. 3 Shtjelloni nga një cilësi të botës së brendshme për secilin nga personazhet. Si shfaqet kurioziteti dhe frika te Mario? Pse çuditet klasa dhe e adhuron Guidon pas leximit? Shpjegoni natyrën e tyre dinamike përmes ndryshimeve dhe ndërveprimit me njëri-tjetrin. 4 Si konceptohet shkolla dhe argëtimi në këtë fragment? Interpretojmë tekstin  5 Krahasoni Guidon me Marion, pastaj Guidon me një përfaqësues të brezit të sotëm.  6 Interpretoni kuptimin e anijes së vjetër. Diskutoni rreth frazës: Ekuipazhi i saj nuk e fshihte dot kënaqësinë që ndiente nga ky ndryshim i menjëhershëm.Gjuha e tekstit  7 Shpjegoni formimin e fjalës marrafrymëse. 8 Shpjegoni efektet e ironisë në shprehjet: dy intelektualët më të ngathët; dëgjonim dogma gramatikore dhe matematikore; u krijua një bashkëpunim, siç ndodh në disa lloj sportesh; 30 viktimat të ngulura nëpër karrige. 9 Si e kuptoni shprehjen: isha publiku i tij? Reflektojmë rreth tekstit 10 Për romanin nga është shkëputur kjo pjesë, thuhet se është një himn për miqësinë e vërtetë. A dëshmohet kjo në këtë fragment?  11 Ja si shprehet një lexues për këtë roman: Më ka dhënë forcë për të reaguar, dëshiroj të ndryshoj... Ndonjëherë i rikthehem për t’u frymëzuar. Për mua është një kryevepër.Po ju, si u ndjetë pas leximit të këtij fragmenti?DetyrëShkruani një ese argumentuese me temë: Një mik i vërtetë na bën ta njohim më mirë veten.dhomë, duke menduar se horizonti tashmë ishte mbyllur më keq se më parë, pasi qe krisur vetëm për një çast.Në korrik bëmë provimin përfundimtar. Po të kishte qenë për Dratin apo Kavralin, unë dhe Guidoja do të kishim ngelur në klasë, por fatmirësisht na morën në pyetje profesorë të tjerë. […]Nuk ndjemë asgjë të jashtëzakonshme, përveçse një lloj lehtësimi. Dolëm në rrugë, në nxehtësinë mbytëse të verës së Milanos. Shkolla kishte mbaruar dhe tashmë, përpara nesh, shfaqej hapësira e pafund dhe e pasigurt e pushimeve verore.58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64