Page 61 - Demo
P. 61
FjalorEnrico Brizzi lindi më 1974 në Bolonjë. Ai studioi për shkenca komunikimi në vendlindje, ku pati fatin të ishte edhe student i Umberto Eco-s. Brizzi është një shkrimtar bashkëkohor, i cili ka shkruar romane, tregime, romane grafike etj. Pa mbushur njëzet vjeç, në vitin 1994, ai botoi romanin e tij të parë “Një histori dashurie me rock & roll”, me të cilin u bë menjëherë i njohur.Romani u përkthye në shumë gjuhë, u ekranizua dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, si me kritikën letrare, ashtu dhe me lexuesit.NDRYSHIMI I ALEKSITPara leximitJemi në vitin 1992 dhe një i njohur i Aleksit, protagonistit tonë shtatëmbëdhjetëvjeçar, përshkruan historinë e tij si një kthim të zgjatur në kohë. Pra, në të vërtetë, fundi i romanit tregohet që në hyrjen e tij: Adelajda, shoqja e ngushtë e Aleksit, është larguar në Amerikë për të studiuar. Aleksin e ka marrë malli për të dhe melankolia e qiellit të zymtë dimëror e bën të reflektojë rreth emocioneve të tij dhe miqësisë së dikurshme.Përmes historisë së Aleksit dhe Adelajdës, autori ka nxjerrë në pah mëdyshjet e përhapura të moshës së adoleshencës që lidhen me forcimin e individualitetit, raportin kundërshtues me grupin dhe përshtatjen që ai kërkon, frikën dhe dëshirën për të ardhmen.shpejt do të tretej tutje edhe ai shkurt torollak dhe Aleks Plaku ndihej fort i trishtuar, disi shpërfillës, sikur ajo jetë – ndjesi tejet mizore, duhet ta pranoj – i përkiste dikujt tjetër…vetëm mos zbardhni dhëmbët, ju lutem shumë, pasi, asokohe, Aleks Plaku, ende nuk i kish mbushur tetëmbëdhjetë vjetët dhe ato ditë, qielli i Bolonjës fliste sa ç’mund të flasë një pllakë gize shurdhmemece dhe asgjë që t’ia vlente s’mund të prisje nga ajo gojëkyçje, madje, as ndonjë nga ato shtrëngatat me rrebesh që shpëlajnë rrugët, kështu që prej gati dy javësh qyteti dergjej nën shiun e mekët pa pikë dinjiteti…si i njohur i Aleks Plakut që jam dhe duke qenë në dijeni të gjërave, po mjaftohem të shtoj se njëfarë historie me një vajzë tashmë i qe daravitur nga kujtesa, e venitur nga ajo zbërdhulje e çuditshme e jetës së përditshme: fakti, që për katër muaj ishte ndier me të në qiellin e shtatë të lumturisë, i dukej – ja dhe një ndjesi tjetër nga më mizoret – sikur qe tretur pa lënë gjurmë…dhe më e bukura është se deri aty te të gjashtëmbëdhjetat, mituraku ynë i krehur tërë kujdes si një djalë mamaje – qullash i tëri – ishte dergjur në bankë të parë, mu nën hundë të profesorëve duke mbajtur shënime, si ndonjë nga ato pipiruqet e zellshme; mor po peshkop fare po ju them! Ndonjë ardhje me vonesë? Kurrën e kurrës! Ndonjë mungesë pa arsye? As mos e zini në gojë! zelli i tij të linte gojëhapur, por daç besojeni, daç jo, një mëngjes maji, në të zbardhur, me të mbaruar së lexuari “Dy nga dy” të Andrea de Karlos, ai torollaku kishte vendosur me një vendosmëri rinore prej kokëshkreti, mbinjerëzore në dukje, se gjërat nuk do të shkonin më si më parë, sepse “Dy nga dy” ia kishte hapur sytë për atë vandak broçkullash, si: tabelat daravitet − këtu: që zbehet me kohën, gati-gati harrohet.zbërdhulje − këtu: shkujdesje, një lloj rrëmuje apo një humbje e radhës së gjërave. zell − dëshirë e madhe për diçka.konformizëm − pajtim vetëm me fjalë me mendimet, veprimet a sjelljet e dikujt.kuis − qan (qeni) me ankim, në mënyrë bezdisëse dhe ndjellakeqe.tetris − lloj loje kompjuterike.porfir − gur me ngjyra të ndryshme, që përdoret si material ndërtimi.59

