Page 62 - Demo
P. 62
e foljeve të parregullta, pasqyrat sinoptike, demokracia false e këshillit shkollor dhe konformizmi, dyfytyrësia e profesorëve: ata faqezinj, që me fjalë e ngrinin në qiell pavarësinë e gjykimit të fëmijëve, dhe pastaj ndëshkonin tërë mllef edhe shkëndijën më të vogël të pavarësisë…kësisoj, në shtator, në fillim të vitit të tretë të së mesmes, shpëtimtari ynë dhe shoku i tij, Oskari, qenë turrur shkallëve në krye të grupit të nxënësve somnambulë dhe kishin shtënë në dorë bankën më të fshehur të klasës, teksa kuisnin si zagarë të rinj, të zgjuar tashmë, e të ndërsyer për mrekulli. Vjeshta e dimri u zvarritën përtacë e të mërzitshëm mes mureve të zbërdhulëta të shkollës Kaimani, por njëherësh elektrizues e plot nerv, në shoqërinë e Ton Depresivit, Helios Nardinit dhe asaj kafkës fosforeshente të Hog Plakut, i vetmi njeri në botë që pandehte (ju betohem, u deshën muaj t’i mbushej mendja për gabimin) se shqiptimi i saktë i blue-jeans-it ishte bluxhings, me -ings në fund…në fillim të marsit, qyteti rrëzëllente nën diellin pranveror dhe çdo mëngjes, Zoti shtronte një qiell aq të kaltër me ca re bardhoshe të tretura diku larg, sa ishte e pamundur të mos zgërdhiheshe nga lumturia dhe zor se mund t’i bëje ballë tundimit që t’i thërrisje: “Rrofsh shefo, ta paçim borxh!” Aleks Plaku i lante dhëmbët tri herë në ditë, shkonte në shkollë sa për të ngrohur bankën dhe shkruante turli ndyrësish për drejtorin në dyert e banjave, pastaj kthehej në shtëpi dhe llupte me një frymë spageti, kotëleta dhe mollë, përmirësonte rezultatin e tetrisit dhe fill e në shalë të biçikletës tatëpjetë shëtitores së madhe deri vonë. në atë pikë, edhe mamasë i kishte ardhur në majë të hundës sa s’linte rast pa i thënë që nuk po zinte gjë me dorë tërë ditën e perëndisë, dhe tashmë e kish fjetur mendjen se ai djalë i kishte shkuar dëm…Aleks Plakut i pëlqente shumë kalldrëmi i rrugës kryesore, asfalti i lëmuar i rrugëve të gjera, ajo rruga e shtruar me gur porfiri; i pëlqente edhe gjithçka tjetër, perëndimi i portokalltë pas kishës, të vishte një triko të re, të ngjitej e të përshëndeste gjyshe Pinën, të hante zemrën aty dhe të hidhte e të priste breshëri fjalësh për të rejat politike apo televizive… me një fjalë, Adelajda plot hire ishte ende në qytet…shkurt, pa asnjë shenjë simpatie dhe mes vuajtjeve e rrahjeve të zemrës, ajo kishte shkuar të studionte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë një prej atyre broçkullave idiote të shkëmbimit kulturor dhe, bukur fort, ishte regjistruar në 60

