Page 63 - Demo
P. 63
STUDIM TEKSTI një shoqatë dhe kish kaluar lloj-lloj provash përshtatjeje, pastaj testin e anglishtes, shto këtu dhe pagesat dhe, pasi kaloi tërë këtë “pako gjë”, i kishte mbërritur një letër e shkruar në makinë shkrimi nga tre pensilvanezë: babë, nënë & son, ky i fundit pesëmbëdhjetëvjeçar, simpatik, shëndetplotë e mendjehapur, shkurt fjala, një familje borgjeze e pëgërë, e mbyllur mes katër mureve, ku gjithmonë pas pune do të kishte vend për zbavitje, mjaft që kjo të ishte e shëndetshme, brenda kornizave me një fjalë…këta jetonin në mes të fshatit, gjysmë ore larg me makinë nga shkolla ku do të shkonte Adelajda ata dymbëdhjetë muaj të gjatë tërkuzë…gjatë qëndrimit të saj atje, Aleksi i kishte shkruar hera-herës; edhe Adelajda i kishte shkruar, madje një herë edhe i kishte telefonuar: ishte ora pesë e mëngjesit në shëtitoren e madhe dhe ajo ishte duke qarë…(dhe kurrë s’kishte dashuruar si tani)ndërsa në qytet mbretëronte qielli i hirtë dhe kjo Adelajda kishte ikur prej disa javësh…Aleks Plakut nuk i mbetej veçse të zhytej në trishtim, gjithnjë shpërfillës ama, dhe përpiqej të sillte në mend historinë e tyre, ta bluante mbarë e prapë, ta shkruante, edhe pse gjithçka i bëhej çorbë, nuk gjente dot fjalët dhe gjithnjë përfundonte në çikërrima e hollësi: një takim para vitrinës së librarisë, ndonjë copëz fjalie e saj, ndonjë vështrim i qeshur e fluturak, gjithnjë i saji…Adelajda kishte ikur në fillim të verës dhe tani ishte mesi i shkurtit – një dreq shkurti që tërhiqej zvarrë përgjatë mureve të rrugës së shkollës si qeni të dielave me shi – dhe Aleks Plakut nuk i mbetej veçse kjo dhembje boshe, e papërfillshme në fund të shpirtit, e merrni me mend vetë…Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni kërkesave të mëposhtme.Plotësoni tabelën.Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet e këtij rrëfimi?Për çfarë e përgatit lexuesin autori përmes këtij fragmenti?Si ndihet Aleksi në hyrje të pjesës?Gjeni disa karakteristika të Aleksit si nxënës 16-vjeçar.Çfarë ndodh kur ai takon Adelajdën?Si ndihet Aleksi kur ajo largohet?Pjesa ngjall disa ndjenja. Veçoni shembujt që ju bëjnë t’i përjetoni ato.A kanë Aleksi dhe shokët e tij të njëjtat dëshira? Si ndërveprojnë ata? I përkthyer fjalë për fjalë, titulli i librit në origjinal do të ishte: “Xhek Frushante doli nga grupi”. Emri “Xhek Frushante” i referohet Xhon Frushantes (John Anthony Frusciante,Nju-Jork, 5 mars 1970), i cili është kitaristi i grupit muzikor Red Hot Chili Peppers. Xhon Frushante u tërhoq nga roli i tij në grup në vitin 1992, i lodhur nga suksesi i jashtëzakonshëm i grupit. Tërheqja e tij u prit me habi nga fansat në mbarë botën dhe Brici e ka përdorur atë si metaforë të “daljes nga rrethi”, të lënies prapa të të gjitha atyre dogmave dhe strukturave shoqërore që na ndrydhin e na bëjnë të palumtur.Shënim61

