Page 64 - Demo
P. 64
STUDIM TEKSTI Ndryshimi i Aleksit merr formën: e rebelimit; e indiferentizmit; e nënshtrimit. Analizojmë tekstin 2 Mënyra se si është shkruar pjesa të krijon idenë që autori flet për personazhin e tij sikur të ishte vetë ai. Çfarë tregon kjo? 3 Gjeni dhe shpjegoni disa detaje, si: fjalë, shprehje, elemente të natyrës, përqasje, ndjenja të forta dhe të bukura, emocione të larmishme etj., të cilat i japin fragmentit një frymë lirizmi dhe natyrë përshkruese. 4 Gjeni metoniminë në paragrafin e parë dhe shpjegoni efektin e saj.Interpretojmë tekstin 5 Si e përshkruan autori lumturinë në këtë fragment? A buron dinamizmi i kësaj pjese pikërisht prej saj? 6 Interpretoni figurën e Aleksit. A është ai përfaqësues i një brezi të caktuar? A ngjan ai me ju? 7 Si jepet kontradikta midis disiplinës shkollore dhe veprimeve të fëmijëve? Veçoni një moment të tillë dhe interpretojeni atë.Gjuha e tekstit 8 Çfarë ndjesish ju shkakton përdorimi i shprehjes \ 9 Paragrafi i parë është shkruar me një fjalor të çlirët. Gjeni detaje, fjalë a shprehje që vërtetojnë këtë pohim. 10 Ky fragment ka një veçori: nuk janë respektuar enkas rregullat drejtshkrimore. Gjeni shembuj të tillë në tekst. Reflektojmë rreth tekstit 11 Si mendoni, çfarë ka dashur të shprehë autori përmes mosrespektimit të rregullave drejtshkrimore? 12 Në letërsi kemi shpesh shembuj ndikimi të autorëve te njëri-tjetri. Në këtë fragment personazhi i referohet autorit Andrea de Karlo, një fragment të të cilit e hasëm në temën e mëparshme. Personazhi ynë ndryshon pasi lexon romanin “Dy nga dy”. Krahasoni dy fragmentet dhe zhvilloni një diskutim mbi ngjashmëritë dhe dallimet e pjesëve. Diskutoni mbi ndikimin e letërsisë dhe artit në formimin dhe pjekjen e të rinjve dhe në krijimin e individualitetit të tyre. 13 Diskutoni rreth komentit të mëposhtëm nga kritika: Ky libër u kushtohet të gjithë adoleshentëve që, përmes lavdisë dhe çapkënllëqeve të moshës, skalisin kohërat e shkollës së mesme, të cilat do të bëhen pjesë e pandashme e jetës së çdonjërit prej nesh... 14 Si mendoni, cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet kryesore midis Martinit (të pjesës letrare \Detyrë Përpiquni të përdorni stilin e shpenguar të kësaj pjese, për të shkruar një faqe me ngjarje dhe përjetime nga jeta juaj.62

