Page 65 - Demo
P. 65
Ai shkoi te tryeza në anën tjetër të dhomës dhe, pa u ulur, shkroi diçka në një copë letër. Pastaj u kthye përsëri dhe u ul duke e mbajtur letrën në dorë.− Sado që të duket e çuditshme, këtë nuk e ka shkruar ndonjë poet, por një psikanalist, i quajtur Vilhelm Shtekel. Ja çfarë ka... Hej, a e ke mendjen këtu?− Po, sigurisht që aty e kam.− Ja çfarë ka thënë ai: “Ajo që e dallon njeriun e papjekur, është se ai do që të vdesë fisnikërisht për një kauzë, kurse ajo që e dallon njeriun e pjekur është se ai do që të rrojë me përvujtësi për të”.Ai u zgjat e ma dha letrën. Unë e lexova menjëherë, pastaj e falënderova etj., etj., dhe e futa në xhep. Sa mirë që ai merakosej aq shumë për mua. E kam seriozisht. Mirëpo puna ishte se më dukej sikur nuk po përqendrohesha aq shumë. O çuna, befas u ndjeva tmerrësisht i lodhur.Por dukej një kilometër larg se ai nuk ishte fare i lodhur. Ama gurmazin e kishte lagur mirë.− Besoj se në ndonjë nga këto ditë, − tha ai, − do të të duhet të zbulosh se ku do që të shkosh. Dhe në këtë rast duhet të vihesh menjëherë për rrugë. Nuk duhet të humbasësh asnjë minutë. Nuk ke kohë për të humbur.Unë tunda kokën në shenjë pohimi, se ai po më vështronte drejt e në sy, megjithëse nuk isha shumë i sigurt për se e kishte fjalën. Isha i sigurt që e dija, por në ato çaste nuk mund të betohesha për këtë. Isha tmerrësisht i lodhur, dreqi ta hajë.− Më vjen keq që po ta them, − tha ai, − por besoj se, sapo të kesh një ide të qartë se ku dëshiron të shkosh, hapi yt i parë do të jetë që t’u shtrohesh mësimeve. Kjo duhet bërë patjetër. Do apo nuk do, ti je nxënës. Ti i do Jerome David Salinger (1919-2010) është një shkrimtar i njohur amerikan. Ai u angazhua në jetën ushtarake, e cila i la gjurmë të thella. Pas tërheqjes prej saj, Salingeri filloi të shkruajë dhe të botojë kryesisht në revista. Veprat që e bënë të njohur ishin: “Nëntë tregime” dhe “Rojë në thekërishten buzë greminës”. Vepra e Salingerit ka frymëzuar autorë të mëdhenj, si Filip Rothin, ndërsa Haruki Murakami, një autor tjetër i madh, e ka rekomanduar librin “Rojë në thekërishten buzë greminës” ndër 5 librat që duhet të lexohen patjetër.HOLDENI TE PROFESORIPara leximit“Rojë në thekërishten buzë greminës” ka hyrë në listën e librave klasikë të rekomanduar për të rinjtë. Ai është përkthyer në pjesën më të madhe të gjuhëve të botës dhe ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm me lexuesit dhe me kritikën. Romani rrëfen peripecitë e Holdenit, një adoleshenti të pazakontë, shpërfillës dhe rebel, por njëkohësisht edhe shumë të ndjeshëm. Holdeni është përjashtuar nga shkolla për shkak të mospërgatitjes së vazhdueshme dhe prej ditësh endet nëpër qytet, duke takuar të njohur të ndryshëm, ndaj të cilëve ndien kryesisht përbuzje. Thellësisht i trishtuar, i vetmuar dhe pa një ide të qartë se çfarë do të bëjë me jetën e tij, Holdeni shkon të strehohet për një natë në shtëpinë e një profesori, i cili duket se arrin të gjejë gjuhën e duhur për të komunikuar me të.63

