Page 67 - Demo
P. 67
STUDIM TEKSTI − Është shumë e lezetshme. Po ajo çupa tjetër? Ajo për të cilën më ke folur, nga Mejni?− Oh, Xheni Gallageri! Është mirë fare. Ndoshta nesër do t’i bëj ndonjë telefonatë.E kishim përfunduar së rregulluari divanin, ndaj zoti Antolini tha:− Është i gjithi për ty, vetëm se nuk e di se ç’dreqin do të bësh me ato këmbët e tua, ore.− Nuk ka problem, se jam mësuar me shtretër të shkurtër, − i thashë. − Faleminderit shumë, profesor. Ju dhe zonja Antolini më keni shpëtuar vërtet jetën sonte.− Ti banjën e di se ku është. Nëse ke nevojë për ndonjë gjë, vetëm më thirr. Unë do të rri edhe ca në kuzhinë. Mos të bezdis drita?− Jo, hiç fare. Faleminderit shumë.− Në rregull atëherë. Natën e mirë, bukurosh.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Çfarë zbuloni për Holdenin në këtë fragment? Renditni disa karakteristika të tij. Dalloni tensionin e profesorit, duke u përqendruar te veprimet e tij: pa u ulur… u kthye… u ul… Çfarë tregon ndërhyrja e tij: Hej, a e ke mendjen këtu? Çfarë tregojnë detajet e paragrafit të ngjyrosur?Cili është qëllimi i citimit nga Vilhelm Shtekeli në bisedë?Analizojmë tekstin 2 Analizoni ndryshimet midis gjendjes shpirtërore të Holdenit dhe profesorit. 3 Pse Holdenit i vjen mirë nga kujdesi i profesorit? Ç’kërkon të thotë profesori me shprehjen e mëposhtme? Midis të tjerash, do të zbulosh se nuk je njeriu i parë që çoroditet, frikësohet, madje edhe ndien pështirosje nga sjellja e njerëzve përreth. 4 Analizoni rolin e shkollës në zhvillimin e natyrës krijuese te njeriu që del në paragrafin me shkrim të pjerrët. 5 Pse profesori i thotë djalit se ai nuk ka kohë për të humbur? A e nxit ai Holdenin? Interpretojmë tekstin 6 Në ç’pikë është biseda kur profesori thotë: Do apo nuk do, ti je nxënës? Për çfarë kërkon ta ndërgjegjësojë ai Holdenin? Përse është e rëndësishme kjo? 7 Si e përshkruan profesori lidhjen midis informacionit që merr njeriu dhe zemrës njerëzore që e përpunon atë? 8 Cili është reagimi i pritshëm i një adoleshenti para një njeriu të urtë? A ndryshon ai pas kësaj?Gjuha e tekstit 9 Shpjegoni shprehjet frazeologjike: ia kishte marrë me të katra, vath në vesh... dhe vlerësoni rolin e dialogut në këtë fragment.Reflektojmë rreth tekstit 10 Si mendoni se nxitet, stimulohet dhe arrin rezultate të mira njeriu, referuar shembullit të Holdenit. Ç’mbresa ju lë ai? 11 Diskutoni rreth opinionit të mëposhtëm të një lexuesi rreth këtij libri: Unë do ta rekomandoja këtë libër për këdo, sidomos për ata që dëshirojnë të lexojnë një histori që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohin botën.Detyrë Shkruani një ese në të cilën të përshkruani një të rritur (prind/të afërm/mësues) që ka ndikuar në këndvështrimin që keni për botën.65

