Page 68 - Demo
P. 68


                                    FjalorBilal Xhaferri (1935-1986) ka botuar vëllimin me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” (1966), vëllimin me poezi “Lirishta e kuqe” që u shkrua më 1967, por nuk u lejua të qarkullonte, po ashtu edhe romanin “Krastakraus” që u shkrua më 1967, por nuk u lejua të botohej. Për hir të origjinës familjare dhe diskutimeve të tij për letërsinë, të papëlqyera nga censura, ai u internua.  Pas internimit, u arratis më 1969 nga Shqipëria dhe shkoi në ShBA, ku punoi në gazetën “Dielli”. Atje themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, pjesë romanesh, skeçe, karikatura etj.PURPURANTIPara leximitPas vdekjes së Skënderbeut, kur duket se çdo gjë ka marrë fund, kalorësi Stresi vendos të kthehet në shtëpi. Gjatë rrugës së kthimit, natyra e nxit për meditim. Pas një periudhe lavdie kishte ardhur rënia. Atëherë kur trishtimi dhe pesimizmi e ka përfshirë, ai dëgjon melodinë e një kënge të lashtë që e kthen prapa në kohë, ndërsa fjalët e këngës krijojnë vetvetiu një gjendje tjetër: besimin për të ardhmen. Një dëshirë e thellë, tërë mall e dhembshuri e shtynte të kthente edhe një herë kokën nga deti, nga fushat, po nuk e ktheu. Në grykë iu mblodh një komb. E dinte se po i linte lamtumirën dikujt, diçkaje, lamtumirë përgjithmonë. Po kujt? Fushave? Hapësirës së detit? “Po ngryset!” – mendoi përsëri dhe e dinte se këtë nuk e mendonte për muzgun, për mbrëmjen dhe për natën që po vinte pas mbrëmjes, po për një gjë tjetër…Ai solli në mend takimin që pati atë mëngjes me arqipeshkvin e Durrësit, Pal Engjëllin. Njëri nga vëllezërit e arqipeshkvit kishte qenë oficer, bashkë me Stresin, në gardën e Skënderbeut dhe ishte vrarë disa muaj më parë, në luftimin e fundit të gardës kundër turqve. Ndërsa po jepte shpirt, ai i ishte lutur Stresit që të shkonte në Durrës, kur t’i vinte rasti, dhe t’i tregonte arqipeshkvit hollësirat se si ish zhvilluar ky luftim i fundit. Sipas të tilla njoftimeve, që vëllai ia kish sjellë gjithmonë vetë, drejtpërdrejt nga fushat e betejave, arqipeshkvi Pal Engjëlli po shkruante një libër mbi historinë e luftërave të Skënderbeut. Tani kjo histori kish marrë fund dhe historianit nuk do t’i vinin më njoftime. Me sytë e përlotur, ai e dëgjonte Stresin në heshtje, pastaj iu lut që t’i tregonte se si vdiq vëllai i tij, ku i kish marrë plagët, çfarë kish thënë para se të jepte shpirt…Atje ishte një krua dhe në krua mbushte ujë një malësore. Më tej, në kënd të një livadhi, dukej nëpër fletët e bredhave fasada e një kishe. Ca lule të trëndafilta vjeshte kishin mbirë në livadh dhe mbi pyllin me bredha e me ahe rrinin pezull shtëllungëza me re të buta, si engjëj të pikturuar në kubetë e kishave. Gruaja e mbushte buljerën me anën e një kungullujsi si të çarë përgjysmë. Ajo ktheu kokën nga Stresi dhe sytë e saj të mëdhenj i ngulën atij një vështrim të çuditshëm, në fillim me habi, pastaj me afrim e butësi. I dha ujë me kungullujsin e çarë dhe i tha se e kishte edhe ajo një djalë në ushtri. Mos e njihte ndoshta ai djalin e saj? E quanin Ndre, Ndre Piroli, dhe ishte kalorës. Stresi ndjeu një dridhje të ftohtë. E shikoi malësoren me vështrim të ngulur, pastaj i tha se nuk komb – nyje, pengesë si nyjë në të folur.arqipeshkëv – argjipeshkëv: titull në kishën katolike, më i lartë se peshkopi.kungullujës – lloj kungulli, i cili, pasi i hiqet tuli, përdoret si enë për ujë.thellukë – vend i thellë krahasuar me pjesën tjetër të relievit.Torvioll – fusha mbi të cilënështë ndërtuar qyteti i sotëmi Përrenjasit, ku u zhvillua njënga betejat e suksesshme të Skënderbeut, por me humbje të mëdha në njerëz.myll – mill: këllëf që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj. 66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72