Page 69 - Demo
P. 69


                                    e njihte djalin e saj. Megjithatë kërkoi të njihte hollësirat: Ç’moshë kishte ai, si i kish flokët, mos ishte mëngjarash?Kur po largohej, ktheu kokën pas dhe pa se gruaja e ngarkuar me buljerë hyri në derën e kishës së vjetër, të humbur në pyll. “Ajo pret djalin!” – tha me vete. “Sa do të presë akoma?” Mori frymë thellë dhe ajri ishte mbushur me aromën e bimëve e të dheut, me aromën vjeshtake të pyllit, me atë aromë të përzier ku nuhatja mezi e dallon njërën erë nga tjetra. “Ajo pret djalin!” – tha përsëri ai. “Pret t’i kthehet djali i saj!… Po mua kush më pret? Kujt i kthehem unë?… Në fshat është një rrugë që s’më shpie asgjëkundi…”Natën e kaloi në një shpellë. Shpatën me gjithë myll e vuri nën kokë dhe u mbështoll me pelerinën e purpurt. Nga hyrja e shpellës dukej qielli me yje dhe nëpër gjethet e rënda të bredhave të errësuar përkundej dhe pikonte drita flori e hënës. E zuri gjumi. Kur u zgjua ishte akoma natë, po nga ca shenja e kuptoi se së shpejti do të zbardhte drita. Tani hëna kishte perënduar. Mbi pyllin që nxinte, hapej qielli i thellë dhe në horizontin e largët të lindjes, sipër kreshtave të maleve, sikur buronte një ndriçim i purpurt, pakëz i ftohtë. Ai mërdhiu. U mbështoll mirë me pelerinën e tij, ndjeu në gushë e në faqe të fërkuarit e asaj rrobe të kushtueshme dhe ajo e prekur iu duk si një përkëdhelje e butë, e ëmbël.Ndonëse për vete ishte mbajtur gjithnjë thjesht, pa salltanete e stolira, oficerët dhe ushtarët e tij, Skënderbeu mundohej t’i mbante sa më mirë, sa më të pajisur, sa më të veshur e të mbathur. Oficerët më të shkëlqyer mbanin pelerina elegante të purpurta. Sa e shenjtë i dukej tani Stresit kjo pelerinë e butë që e përkëdhelte kështu në gushë. Ajo ishte e vetmja trofe e një çerek shekulli luftë, ishte e vetmja shenjë e një lavdie të fituar me shpatë. Tani kish marrë fund çdo gjë dhe vetëm ajo ruante akoma kujtimin e gardës së hekurt, kujtimin e ushtrisë krenare, kujtimin e amshuar të një kombi që ishte ngritur dhe kish ndriçuar në mes të gjitha kombeve të zhytura në errësirën mesjetare. Po tani kish marrë fund çdo gjë dhe Stresi e dinte se ky komb i dashur e i shtrenjtë, që të ndriçonte një çerek shekulli në mes të errësirës, ishte djegur e përvëluar i tëri, kishë shkrirë të gjitha energjitë e tij dhe, për t’i vënë në vend ato energji, kushedi sa kohë do t’i duhej.Kur u zgjua kishte kohë që kish dalë dielli. Dita ishte e kthjellët, me një shkëlqim të bardhë vjeshtak, po ai ndjente akoma në shpirt hijen e rëndë të natës. U vu të ecte dhe sipas dredhimeve e ngjitje-zbritjeve që merrte rruga, i dukej sikur rrotull tij lëviznin ngadalë majat e maleve, drurët e pyjeve, horizontet e afërta, fletët e florinjta që binin e s’kishin të sosur. E ndjente veten të përgjumur. Sa i thellë kish qenë ky gjumi i mëngjesit! Si në fëmijëri. Dëgjohej përsëri cicërima e gushëkuqve me gushë të verdhë, ajri ishte zbutur e ishte ngrohur dhe s’lëvizte e s’pipëtinte asgjë. Pastaj filloi të frynte një erë e vagët, që rënkonte e psherëtinte në rrugët e largëta.Nëpër murmurimën e saj, atij iu bë sikur dëgjoi një tingull të njohur. Vuri veshin dhe përsëri dëgjimi i kapi dridhjen e atijtingulli të njohur që vinte s’di se nga, thellë nga pylli, nga grykat e maleve, nga nëntoka ose nga qielli. Dikush i binte fyellit larg. Melodia mezi arrinte, e këputej si duke pikuar tingull pas tingulli. 67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73