Page 70 - Demo
P. 70


                                    Proza historikeIshte melodi e një kënge të lashtë, kaq të lashtë sa nuk mbahej mend. “Kur të mbarohen të gjitha, atëherë do të rrëzojmë shkëmbinjtë e maleve mbi kryet e armiqve, dhe do të hapim ngastra toke, për vreshta e grunore, në rrënjët e shkëmbinjve.”Që nga fëmijëria Stresi nuk e kishte dëgjuar më këtë këngë dhe tani ndjeu të ngjethura në tërë trupin.Nga vërshimi i gjakut në dej i buçisnin veshët dhe i bëhej sikur melodia e fyellit gjëmonte nëpër goditjet e mijëra kambanave, nëpër oshtimën e lumenjve dhe dallgëve të detit, nëpër furtunat e pyjeve dhe gjëmimet e betejave. Më në fund arriti në lartësinë e një qafe. Përpara, në një thellukë, i doli një arë e vogël, si arenë, e hapur në mes të pyllit. Në krye të arës ishin ulur të çlodheshin tre malësorë. Nga sëpatat që i kishin hedhur përpara këmbëve dhe nga drurët e pyllit që sapo ishin prerë, kuptohej se ata punonin atje për të zgjeruar kufijtë e asaj toke të vogël. Njëri prej tyre qe mbështetur pas një lisi dhe i binte fyellit. Ai i ngjante shumë trungut ku ishte mbështetur. Vinte i gjerë, i mbushur, me kokë të madhe dhe qafë të shkurtër, të trashë, si të demit. Gjoksi i tij i zbërthyer, leshtor, dukej si një copë shkëmb i veshur me myshk, kurse koka me flokë të gjatë dhe fytyra e parruar dukeshin sikur ishin mbështjellë me lëmyshk. Kjo pamje e tij e ashpër bënte kontrast me melodinë e ëmbël të fyellit të tij, ashtu siç bënte kontrast trungu i ashpër i lisit dhe shushurima e butë e erës nëpër fletët delikate, që këputeshin e binin si tinguj.Dy malësorët e tjerë, djem të rritur, ishin ulur aty pranë dhe dëgjonin, me duar lidhur te gjunjët. Nga shtegu i pyllit doli një nuse e re, me një fëmijë në duar. Ajo u thirri burrave që të shkonin e të hanin bukë dhe ata u ngrenë ngadalë, të lodhur, morën sëpatat e u nisën drejt saj. Fëmija qeshte i gëzuar dhe zgjatej nga malësori me fyell. – O babë! O babë! –thërriste me një zë si të kanarinës. Të pestë së bashku, ata humbën në pyll, te shtegu ku ngrihej hapësirës fjolla e tymit të një oxhaku.Stresi qëndroi në këmbë aty, në krye të qafës dhe veshët i buçisnin akoma nga vërshimi i gjakut. “Dhe do hapim ngastra toke… në rrënjët e shkëmbinjve!” – kujtoi përsëri fjalët e harruara të këngës. Ai shikonte arën e vogël të hapur në mes të pyllit, dhe mendonte se në pranverën e ardhshme atje do të mbinte gruri i ri, kallinjtë do të hidhnin shtat pranë njëritjetrit dhe do të dukeshin si një kuadrat trupash. “O babë! O babë!” – thërriste fëmija në shtegun e pyllit. Ndoshta babai i saj sapo ishte kthyer nga ushtria, kish lënë shpatën dhe kish marrë sëpatën. “O babë!” Kjo thirrje e jetës ishte si një puls që i rrihte pa pushim nëpër këto vise të larta malore, nëpër këto rrënoja vigane malesh të egra, dhe Stresi mendoi se nuk kish marrë fund çdo gjë, ashtu siç i ishte dukur natën në shpellë. Jo! Pikërisht tani fillonte lufta më e vështirë, lufta e gjatë, e përjetshme, qëndresa për jetë a vdekje. “Ne do të kemi Torviollë të tjerë, – mendoi, – do të kemi fillime të tjera. Ne kemi rrënjë në këtë tokë dhe nuk shkulemi kurrë”. Mori përsëri rrugën për në fshatin e tij. Veshët i buçisnin dhe i dukej sikur dëgjonte akoma këngën e fyellit që dridhej nëpër jehonat e mijëra kambanave, nëpër oshtimat e mijëra betejave të kaluara e të ardhme.Proza historike rrëfen ngjarje të vendosura në të kaluarën, shpesh gjatë një periudhe kohore të lavdishme. Në prozën historike mund të përfshihen karaktere imagjinare, figura të njohura historike ose një përzierje mes tyre. Karakteret e krijuara, imagjinare, ndërtohen sipas imazhit të shoqërisë në periudhën historike për të cilën bën fjalë vepra.Subjekti ndërtohet në bazë të një përzierjeje mes ngjarjeve reale dhe imagjinare. Paraqiten ngjarje të rëndësishme historike, por edhe ngjarje të vogla, të përditshme.Personazhet përfshihen në një konflikt që është tipik, real për kohën kur zhvillohen ngjarjet. Dialogët dhe monologët e personazheve janë në përputhje me mendimet dhe nivelin e kohës për të cilën flitet. Vendi ku zhvillohen ngjarjet është një vendndodhje gjeografike e njohur, reale. Në prozat historike, i kushtohet vëmendje përshkrimit të detajeve (veshjes, ambientit etj.) për t’u siguruar që ato përshtaten me periudhën kohore për të cilën rrëfehet. 68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74