Page 71 - Demo
P. 71
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Pasi të lexoni pjesën, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Kush është historiani që po shkruan një libër për Skënderbeun?Kë takon Stresi gjatë rrugëtimit të tij, pranë burimit?Stresi “ndjeu një dridhje të ftohtë”, kur dëgjoi emrin e Ndre Pirolit. Pse?Cili është trofeu i vetëm i luftës që i kishte mbetur Stresit?Sa vjet kishte zgjatur lufta dhe lavdia? 2 Renditni sipas rrjedhës së rrëfimit të ngjarjeve fjalitë e mëposhtme rreth Stresit.Stresi shfaq mërzinë nëpërmjet meditimeve të tij.Stresi ngushëllon dikë.Stresi përballet me imazhe shpresëdhënëse të një familjeje.Stresi beson tek e ardhmja.Stresi tregon mosbesim për të ardhmen.Stresi kërkon informacion rreth dikujt.Stresi ndien mall për atë që shkoi. Analizojmë tekstin 3 Cila është tema kryesore e tregimit? 4 Gjeni në tekst fjalitë në të cilat rrëfimtari shpreh: trishtimin e heroit për atë që la pas; trishtimin për faktin që s’e pret askush; shpresën që jo gjithçka ka marrë fund;besimin se e ardhmja do të jetë e bukur.Analizoni mënyrën se si ndryshon gjendja emocionale e protagonistit gjatë udhëtimit. 5 Gjeni elementet në bazë të të cilave “Purpuranti” klasifikohet prozë historike.Interpretojmë tekstin 6 Në tekst ndeshim edhe vargjet e një kënge. Gjejini ato dhe shpjegoni kuptimin e tyre duke i lidhur me situatën. 7 Për çfarë lufte – “më e vështirë, e gjatë, e përjetshme” – flet Stresi në fund të tregimit? 8 Interpretoni kuptimin simbolik të këngës në tregim. Po fëmija, çfarë simbolizon?Gjuha e tekstit 9 Teksti karakterizohet nga prania e shpeshtë e monologut apo e dialogut? Si shpjegohet një gjë e tillë? 10 Rrëfimtari ka ndërtuar kontraste të forta, të shprehura në tekst. Gjejini dhe shpjegojini ato. 11 Tregimi “Purpuranti” është i karakterizuar nga dendësia e metaforave dhe e krahasimeve. Gjeni të paktën pesë metafora dhe pesë krahasime në tekst. 12 Rrëfimtari ka krijuar një paralelizëm mes gjendjes shpirtërore të poetit dhe natyrës. Shpjegojeni me shembuj këtë pranëvënie. Reflektojmë rreth tekstit 13 Stresi në fund të tregimit mendon: “Ne do të kemi Torviollë të tjerë”. Çfarë nënkupton Torviolli në këtë kontekst? 14 Komentoni thënien: “Ne kemi rrënjë në këtë tokë dhe nuk shkulemi kurrë”.Detyrë Gjeni një tregim tjetër që flet për kohën e Skënderbeut. Tregoni përmbajtjen e tij në klasë. 69

