Page 72 - Demo
P. 72


                                    FjalorEdgar Allan Poe është shkrimtar amerikan, i njohur kryesisht për poemat (në vendin tonë, është shumë e njohur poema \misterit. Këto të fundit karakterizohen nga situata të frikshme e të rrezikshme dhe pëlqehen, ndër të tjera, për emocionet e forta që shkaktojnë. Poja konsiderohet si shkrimtari që krijoi prozën policore. MASKA E MURTAJËS SË KUQEPara leximitMaska e Murtajës së Kuqe rrëfen për një princ që është shumë i pasur dhe jeton mes gjithë të mirave në pallatin e tij, i rrethuar nga oborrtarët që bëjnë gjithçka për ta lumturuar. Në vendin e tij, plas Murtaja e Kuqe, një sëmundje që shkakton vdekjen e gjysmës së popullsisë. Princi, bashkë me oborrtarët dhe miqtë e tij, mbyllet në një manastir të izoluar. Aty organizoheshin festa pa fund. Gëzimi ndalonte vetëm kur binte ora e vendosur në mur. Një natë, kur po zhvillohej një festë me maska, në mes të pjesëmarrësve shfaqet, në formën e një krijese të mistershme, një qenie e paftuar dhe e frikshme.Murtaja e Kuqe kishte kohë që shkretonte vendin. Asnjëherë s’kishte rënë epidemi më fatale, më e neveritshme. Rruga e mundimeve dhe damkae saj ishte gjaku – kuqëlimi dhe llahtaria e gjakut. Të zinin dhembje therëse, marramendje të befta e më pas, shpërthim gjaku nga poret, me shpërbërje të trupit. Njollat e përskuqura mbi trup, e në veçanti në fytyrën e viktimës, ishin shenja e sëmundjes që ua zinte rrugën ndihmës dhe simpatisë së njerëzisë. Dhe nga shenja e parë, te përparimi dhe përfundimi i sëmundjes, s’kalonte më shumë se gjysmë ore.Ama princ Prosperoja mbetej i lumtur, sfidues dhe i mençur. Kur zotërimeve të tij iu përgjysmua popullsia, ai thirri në pallat një mijë shokë të gjallë e gazmorë, ndër fisnikë e dama të oborrit, e me këta u mbyll, në vetmi të plotë, në një nga manastiret e tij të fortifikuara. Ky ish një ndërtim gjigant dhe madhështor, vepër e vetë shijes ekscentrike, por prapë lartësisht aristokratike, e princit.Një mur i fortë e i lartë e qarkonte. E ky mur dyert i kishte të hekurta. Oborrtarët, sapo hynë, sollën kudhra, furra e çekanë dhe salduan drynat. Ata vendosën të bllokonin hyrjen, madje edhe daljen...Bota jashtë le të bënte ç’të donte. Ndërkohë, ishte budallallëk të dëshpëroheshe, ishte budallallëk të mendoje. Princi kishte menduar për çdo lloj qejfi. Kishte palaço, kishte pehlivanë, kishte balerina, kishte muzikantë, ishte Bukuria, ishte dhe alkooli. Të gjitha, bashkë me sigurinë, ishin brenda. Jashtë ishte Murtaja e Kuqe.Andej nga fundi i muajit të pestë a të gjashtë që kur hynë, e në çastin kur epidemia jashtë bënte kërdinë, princ Prosperoja na i dëfreu të njëmijë miqtë e tij në një ballo me maska të një madhështie të paarritshme.Në festë kishte halucinacione delirante, si ato të të çmendurve. Kishte shumë nga e bukura, nga e pangopura, nga e pazakonta, diçka nga e tmerrshmja dhe jo pak nga ajo që mund të shkaktojë neveri. Andej-këtej, nëpër shtatë dhomat parakalonte realisht një turmë ëndrrash. Dhe këto shkreton – sjell rrënim të plotë, e shkatërron.epidemi – sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz. fatale – që shkakton shumë dëm, vuajtje dhe vdekje. damkë – shenjë, vulë. të fortifikuara – me mure mbrojtëse, të forta.shije ekscentrike – shije e veçantë; e çuditshme.kudhër – trung çeliku ku rrihet hekuri i skuqur. palaço – njeri që bën për të qeshur. pehlivan – njeri që bën akrobacira.halucinacion – gjendje në të cilën njeriu shikon gjëra, objekte që nuk janë reale.delirant – që flet përçart, në gjendje entuziazmi të tepruar.70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76