Page 74 - Demo
P. 74
STUDIM TEKSTI Fjaloraskush nuk guxoi të ngrejë dorë dhe ta kapë; dhe kështu, e papenguar nga askush, mumia kaloi vetëm një metër pranë figurës së princit, ndërsa turma e madhe e njerëzve, me një impuls të vetëm, u tkurr nga qendra e dhomës anash mureve. Ajo hapi rrugën pandalshëm dhe, me të njëjtin hap solemn e të matur që e kishte dalluar që në fillim, kaloi mes dhomës blu për tek e purpurta – nga e purpurta te jeshilja – nga jeshilja te portokallia – nga kjo tek e bardha dhe madje te vjollca, para se të bëhej një lëvizje e vendosur për ta arrestuar. Atëherë ama, princ Prosperoja, duke u çmendur nga tërbimi dhe nga turpi për burracakërinëe tij kalimtare, u sul me ngut përmes shtatë dhomave, pavarësisht se askush nuk e ndoqi nga pas, për shkak të një frike vdekjeje që i kishte mbërthyer të gjithë. Princi kishte zhveshur e mbante lart një kamë dhe iu afrua me vrull një metër a një metër e gjysmë figurës që po tërhiqej, ndërsa kjo e fundit, pasi arriti fundin e apartamentit të kadifenjtë, u kthye befas dhe përballoi ndjekësin. U dëgjua një britmë e mprehtë dhe kama ra duke shkëlqyer mbi qilimin e zi, mbi të cilin një çast më vonë ra i vdekur princ Prosperoja. Atëherë, me guximin e të dëshpëruarit, një grumbull pjesëmarrësish u sul në apartamentin e zi dhe, pasi e mbërthyen mumien, figura e gjatë e së cilës qëndronte drejt e në këmbë, pa lëvizur përbrenda hijes së sahatit të ebantë, ranë në grahmat e një tmerri të patreguar, kur panë se qefini dhe maska e kufomës nuk përmbanin asgjë brenda. Tani e vunë re praninë e Murtajës së Kuqe. Ajo kishte hyrë si hajduti natën. impuls – shtysë, hov, vrull.burracakëri – të qenit burracak, njeri që s’ka guxim, që ka shumë frikë e s’e fsheh dot këtë. Këto tekste kanë disa karakteristika:Ngjarje të veçanta, si: shfaqje fantazmash, magji, vdekje të papritura, ndodhi të pashpjegueshme. Situata mbytëse dhe të frikshme: të krijuara nga nata, errësira, retë, zhurmat dhe tingujt e mistershëm.Vende të frikshme, të mbyllura, të izoluara, të pakalueshme, si: kështjella dhe manastire të izoluara, shtëpi të braktisura, varreza etj. Personazhe që në pamje të parë duken normale, por më kalimin e kohës nxjerrin diçka misterioze, fytyrën e tyre të vërtetë. Të tilla mund të jenë fantazmat, shtrigat, zombit, vampirët, demonët, shpirtrat djallëzorë etj. Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Çfarë e bën princin Prospero dhe pasuesit e tij të futen në një manastir?Cilat ishin simptomat e shfaqjes së Murtajës së Kuqe? Sa miq mori princi në manastir? Si e kalonin kohën princi Prospero dhe oborrtarët e tjerë? Pse princi mendon se aty është i sigurt? Kur e organizoi princ Prosperoja ballon me maska që përshkruhet në tekst? Ç’pamje kishte figura e maskuar që u shfaq papritmas në mes të ballos me maska?Çfarë efekti shkaktonte sahati i ebantë te mysafirët e princit? Në çfarë pjese të manastirit përballet princi me figurën e tmerrshme që ishte shfaqur në festë?Analizojmë tekstin 2 Në fillimin e kësaj proze hasim disa elemente, të cilat janë karakteristike për llojin letrar të përrallës. Gjejini në tekst këto elemente. Tekstet e misterit72

