Page 75 - Demo
P. 75
STUDIM TEKSTI Cila është pritshmëria e lexuesit për pjesën tjetër të tekstit?A përputhet ajo që nxit pjesa e parë e tekstit me atë që ofron teksti më tej? 3 Rendit ngjyrat e dhomave sipas radhës. Gjej sa ngjyra janë gjithsej.Interpretojmë tekstin 4 Si i kuptoni fjalitë e mëposhtme?Me këto masa, oborrtarët mendonin të sfidonin epideminë. Bota jashtë le të bënte ç’të donte. Ndërkohë ishte budallallëk të dëshpëroheshe, ishte budallallëk të mendoje. Princi kishte menduar për çdo lloj qejfi. 5 Princi Prospero vdes në fund si shumë të tjerë që ishin jashtë manastirit. Mesazhi që përcjell rrëfimtari me vdekjen e këtij njeriu të pasur dhe të fuqishëm është:Murtaja është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe shpërndahet lehtë.Me para, nuk mund të blesh gjithçka.Muret e trasha të manastirit të ndajnë nga bota dhe të shkaktojnë vdekjen nga vetmia. 6 Si ishte gjendja emocionale e princit Prospero para se të futej në manastir dhe gjatë pesë a gjashtë muajve brenda tij. Përshkruani ndryshimin emocional kur në festë shfaqet prania e qenies së maskuar. 7 Tregimet e Posë karakterizohen nga përshkrime të frikshme dhe të mistershme. Gjeni në tekst elementet që e bëjnë këtë prozë të klasifikohet si tregim misteri.elemente që krijojnë misterGjuha e tekstit 8 Lidhni me shigjetë simbolin me shpjegimin e tij.Ora ngjyrat e ylberit Numri shtatë vdekja Murtaja e Kuqe koha që ikënManastiri mburoja Oborrtarët servilizëm 9 Gjeni në tekst shprehjen që tregon arrogancën e princit Prospero ndaj pjesës tjetër të popullsisë.Reflektojmë rreth tekstit 10 Diskutoni rreth mesazhit të tekstit. 11 A ju pëlqejnë librat me mister? Çfarë efekti shkaktojnë ata te ju?Detyrë Përshkruani krijesën e paftuar në manastir, duke ruajtur misterin me të cilin paraqitet në tekst. Shkruani një ese me temë: \73

