Page 76 - Demo
P. 76
FjalorRichard David Bach (1936) është një autor amerikan, i njohur për disa tituj shumë të suksesshëm. Ndër ta, më i famshmi është vepra “Pulëbardha Xhonatan Livingston”, në të cilën, ai shpreh ndër të tjera edhe pasionin e tij për fluturimin dhe aviacionin. Vepra ndërthur elementet fantastike dhe autobiografike. Në të shprehet ideja që pasioni duhet të na prijë udhën e jetës, krahas dhe mbi nevojat e saj. NJË PULËBARDHË E MAHNITSHME“Pulëbardha Xhonatan Livingston” është një prozë në të cilën rrëfehen jeta dhe peripecitë e një pulëbardhe së cilës nuk i intereson beteja e përditshme për ushqim dhe mbijetesë. Xhonatani zbulon pasionin e thellë për fluturimin dhe aspiron të përsosë aftësitë e tij e të zbulojë kështu lirinë për të qenë vetvetja. Sjellja e tij e pazakontë bën që ai të përjashtohet nga tufa. Xhonatani i dëbuar do të endet në hapësirë, duke ushtruar gjithmonë e më shumë aftësitë e tij, derisa të takojë Çangun, një pulëbardhë e moshuar dhe e urtë, e cila do t'i tregojë atij si të mbërrijë në një tjetër përmasë, në një vend të magjishëm, ku të gjitha pulëbardhat kanë qëllim të lartësohen në fluturim.Në fragmentin e mëposhtëm, Xhonatani, tashmë prej kohësh në këtë vend, do të kthehet në Tokë, pranë tufës që e ka dëbuar, me qëllim që t'u mësojë dashurinë dhe pasionin për fluturimin edhe pulëbardhave të tjera.Para leximitKaloi një muaj a diç më tepër dhe Xhonatani përparonte me një shkathtësi të habitshme. Ai kishte nxënë gjithmonë rrufeshëm edhe nga përvojat më të thjeshta, e tani, si nxënës i zgjedhur i vetë mjeshtrit, i kishte përpirë idetë e reja me shpejtësinë e një kompjuteri, një tru pupëlor elektronik.Por erdhi dita që Çangu të ikte. Ai kishte folur qetësisht me të gjithë, duke i këshilluar të mos hiqnin dorë kurrë nga të mësuarit, të ushtruarit dhe përpjekjet për të kuptuar më thellë atë parim të padukshëm e të përkryer që mban në harmoni gjithë jetën e universit. E pastaj, ndërsa fliste, pendët nisën t’i praroheshin gjithnjë e më tepër, derisa nga shkëlqimi verbues asnjë pulëbardhë nuk e shihte dot më.− Xhonatan, − thirri, dhe këto ishin të fundmet fjalë të tij, − vazhdo të mësosh për dashurinë!Kur mundën të shihnin përsëri, Çangu kishte shkuar.Ndërsa ditët iknin, Xhonatani mendonte gjithnjë e më tepër për Tokën nga kishte ardhur. Sikur të kishte njohur atje qoftë edhe vetëm një të dhjetën apo një të qindtën e asaj që dinte këtu, sa shumë kuptim do të kishte pasur jeta! Ndaloi në rërë dhe ra në mendime. Vallë, a kishte atje poshtë ndonjë pulëbardhë që përpiqej të shpërthente kufijtë e vet, të gjente kuptimin e fluturimit, larg udhës së përditshme pas një barke me rrema për një krodhë bukë të ndenjur? Ndoshta, atje mund të kishte edhe ndonjë të Dëbuar, ngase mund të kish guxuar ta shpallte të vërtetën faqe praroheshin – shkëlqenin, ndrinin si të lara në ar.shpurë – tufë pulëbardhash.74

