Page 77 - Demo
P. 77


                                    Tufës. Dhe sa më shumë i përsëriste mësimet e mirësisë dhe punonte për ta njohur karakterin e dashurisë, aq më tepër zhuritej nga dëshira për t’u kthyer në Tokë. Paçka se e kaluara e tij kish qenë e vetmuar, Xhonatani kish lindur për t’u bërë mësues; dhe të falje dashuri, për të do të thoshte t’i jepte diçka nga e vërteta e tij një pulëbardhe tjetër, që mezi ç’priste për ta rrokur njëherë e përgjithmonë këtë të vërtetë.Sallivani, i aftësuar tashmë edhe ai në fluturimin e shpejtë sa mendimi dhe që vazhdonte të punonte me pulëbardhat e tjera, rrinte i ndërdyshur.− Xhon, dikur, ti ke qenë i Dëbuar. Pse pandeh se do të të dëgjonte tani ndonjë nga pulëbardhat e kohës sate të shkuar? Ti e di fjalën e urtë, që është më se e vërtetë: “Pulëbardha që fluturon më lart, sheh më larg”. Ato pulëbardhat e viseve të tua nuk ngrihen kurrë nga toka, dinë vetëm të këlthasin dhe të luftojnë me njëra-tjetrën. Ato janë mijëra milje larg parajsës... dhe ti dashke t’u tregosh parajsën prej atje ku rrinë! Xhon, ato s’mund të shohin më larg se maja e sqepit të tyre. Rri këtu. Ndihmo pulëbardhat e reja, të vetmet që janë zhvilluar aq shumë sa për të kuptuar ato që do t’u tregosh ti! − Heshti për një çast, pastaj shtoi: − Po sikur Çangu të ishte kthyer pas, në botët e tij të vjetra, ku do të ishe ti sot?Fjalët e fundit ishin mjaft bindëse. Sallivani kishte të drejtë. Pulëbardha sheh më larg, kur fluturon më lart.Xhonatani qëndroi dhe punoi me zogjtë e rinj që vinin, të cilët ishin të gjithë të shkëlqyer dhe mësonin shpejt. Por malli i vjetër fanitej prapë, dhe atij nuk i shqitej dot nga mendja se, poshtë në Tokë, mund të kishte ndonjë pulëbardhë që do të donte të përfitonte nga mësimet e tij.Sa shumë më shumë do të kishte mësuar sikur Çangu t’i ishte shfaqur ditën kur e dëbuan!− Sallivan duhet të kthehem, − i tha ai më së fundi. − Nxënësit e tu po përparojnë mirë. Ata do të të bëhen krah për të rritur zogjtë e rinj.Sallivani psherëtiu, por nuk u ndie. − Do të më marrë malli për ty, Xhonatan, − vetëm kaq tha.− Salli, mos fol marrëzira! − e qortoi Xhonatani. − Çfarë po përpiqemi të mësojmë çdo ditë? Sikur miqësia jonë të varej nga gjëra të tilla si koha dhe hapësira, më pas, kur përfundimisht ta kemi kapërcyer kohën dhe hapësirën, mos vallë do të shkatërrohej vëllazëria jonë? Kapërceje Hapësirën, dhe gjithë ç’mbetet është Këtu. Kapërceje Kohën, dhe gjithë ç’mbetet, është Tani. 75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81