Page 78 - Demo
P. 78
STUDIM TEKSTI DetyrëKuptojmë tekstin 1 Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Si fillon fragmenti dhe ç’atmosferë krijon largimi i mjeshtrit Çang? Në cilin moment të jetës së Xhonatanit jemi këtu? Pse pulëbardhat dëboheshin nga jeta dhe shoqëria e tufës? Nënvizoni këshillën e fundit të mjeshtrit Çang dhe tregoni si del në fragment të mësuarit zinxhir. Veçoni në tekst momentet ku shfaqet dëshira e Xhonatanit për t’u kthyer në tokë. Pse e ka ai këtë dëshirë? Ku ndryshojnë mendimet e Sallivanit nga ato të Xhonatanit?Analizojmë tekstin 2 Përshkruani largimin e mjeshtrit Çang dhe misionin e tij përmes detajeve dhe efekteve të tyre. 3 Analizoni pjekurinë dhe ndërgjegjësimin e Xhonatanit përmes shqetësimeve që ai mbart dhe përmbushjes së ëndrrës së vet. 4 Çfarë donte të thoshte Çangu me \fundit i mjeshtrit? Vlerësoni rëndësinë e tij.Interpretojmë tekstin 5 Krahasoni figurat e Çangut, Xhonatanit dhe Sallivanit. 6 Interpretoni këndvështrimin e Xhonatanit për miqësinë. 7 Çfarë përfaqëson fluturimi i lirë, i shpejtë, i lartë? Si lidhet ai me lirinë individuale? Drejt cilave hapësira të shpie?Gjuha e tekstit 8 Ky tekst fantastik shoqërohet me fjalë dhe shprehje që nxjerrin në pah tiparet e tij. Gjeni dhe shpjegoni disa të tilla. 9 Shpjegoni fjalën e urtë: Pulëbardha që fluturon më lart, sheh më larg. 10 Ç’nënkuptojnë shprehjet e mëposhtme të Sallivanit?Në botët e tij të vjetra...Ti zog i çmendur...Reflektojmë rreth tekstit 11 Diskutoni rreth mesazhit që përcjell ky fragment, duke folur për dashurinë, faljen dhe lirinë. 12 A përputhet ndonjëra prej ideve të këtij fragmenti me mendimet tuaja?Detyrë A keni menduar ndonjëherë që mund të bëni gjëra të jashtëzakonshme? Shkruani një tregim imagjinar me temë: Lundrimi në detra të reja. Dhe midis Tani dhe Këtu, mendon se nuk do ta shohim njëri-tjetrin nja dy herë?Pulëbardha Sallivan qeshi hidhur. − Ti zog i çmendur, − i foli ai me mirësi. − Në pastë ndonjë pulëbardhë që mund t’u mësojë atyre atje poshtë se si të shohin qindra milje larg, është vetëm Pulëbardha Xhonatan. − Ai i hodhi sytë rërës: − Mirupafshim, Xhon, miku im.− Mirupafshim, Salli. Do të takohemi sërish. − Dhe me të thënë këtë, Xhonatani solli ndër mend shëmbëlltyrën e një shpure madhështore pulëbardhash mbi një breg, në një tjetër kohë, dhe e kuptoi me lehtësi të natyrshme që ai nuk ishte një grusht eshtrash dhe pendësh, por një ide e kulluar e lirisë dhe e fluturimit, e çliruar më në fund nga gjithçka.76

