Page 79 - Demo
P. 79
Kaluan ditë, javë. Nëpërmjet kujtimeve, Xhonasi mësoi emrat e ngjyrave; tani nisi t’i shihte të gjitha në jetën e tij të zakonshme (ndonëse e dinte se tanimë nuk ishte më e zakonshme e as do të ishte më kurrë). Mirëpo nuk zgjatnin shumë. Një pamje kalimthi e së gjelbrës: te lëndina përreth Sheshit Qendror; te një kaçubë përgjatë bregut të lumit. Portokallia e ndezur e kungujve që transportoheshin me kamionë përtej kufijve të komunitetit. I shihte vetëm për një çast, si një vetëtimë ngjyrash të shndritshme, por që zhdukeshin sakaq e u ktheheshin toneve të tyre të venitura pa jetë.Dhënësi i kishte thënë se do të duhej shumë kohë para se t’i shihte ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.− Por unë dua t’i shoh! − tha Xhonasi me zemërim. − Nuk është e drejtë që gjithçka të jetë pa ngjyra!− Nuk është e drejtë? − Dhënësi e pa Xhonasin me kureshtje. − Shpjegohu, çfarë do të thuash?− Si të them... − Xhonasit iu desh të ndalej e të mendonte. − Po të jenë të gjitha njësoj, atëherë nuk ekziston mundësia e zgjedhjes! Unë dëshiroj të zgjohem në mëngjes e të zgjedh. Për shembull, do të vesh një pelerinë blu apo të kuqe?I hodhi një vështrim vetes, copës pa ngjyrë të rrobave të veta: − Kurse kështu, janë të gjitha njësoj, gjithnjë.Pastaj qeshi paksa: − E di që nuk ka rëndësi se çfarë vesh. Megjithatë...− Rëndësi ka të zgjedhësh, apo jo? − e pyeti Dhënësi.Xhonasi pohoi me kokë. − Vëllai im i vogël... − nisi të thoshte, por pastaj Lois Lowry (1937) është një shkrimtare amerikane që ka shkruar rreth 30 libra për fëmijë. Ajo ka fituar dy herë një çmim letrar të rëndësishëm: një herë në vitin 1990 për librin “Yjet” dhe në vitin 1994 për “Dhënësin”. Më 2016 ishte finaliste në çmimin më të rëndësishëm që jepet për kontributet në letërsinë për fëmijë në Amerikë, Çmimin Andersen.Katër librat e serisë “Dhënësi” e bënë shumë të njohur. Këtë seri ajo e shkroi pasi përjetoi humbjen e kujtesës te një nga prindërit e saj.XHONASI DHE NGJYRATPara leximitLibri i parë i serisë “Dhënësi”, që ka të njëjtin titull, është një roman fantastik në të cilin rrëfehet për një botë utopike nga e cila është zhdukur dhimbja, mundimi dhe kujtesa e çdo gjëje që lidhet me to. Fatkeqësisht, nga kjo botë pa kujtesë janë zhdukur edhe të gjitha emocionet, ngjyrat, ndryshimet e çdo lloji, në një përpjekje për të krijuar një barazi të mirëfilltë, e cila ngrihet përtej individualitetit. Dymbëdhjetëvjeçari Xhonas është përzgjedhur si Marrësi i Kujtesës, një person të cilit do t'i transmetohet gjithë kujtesa e së shkuarës nga Dhënësi. Qëllimi i këtij njeriu është që ta ruajë kujtesën për të gjithë, në mënyrë që në rast nevoje, mençuria e së kaluarës të përdoret për të zgjidhur problemet e radhës.Në fragmentin e mëposhtëm paraqitet çasti kur Xhonasit i dhurohet kujtesa për ngjyrat. Perspektiva e tij fillon të ndryshojë gradualisht.77

