Page 80 - Demo
P. 80
korrigjoi veten. − Jo, nuk është e saktë. Ai nuk është vëllai im, jo tamam. Gjithsesi, ky fëmija i ri për të cilin kujdeset familja ime... quhet Gabriel.− Po, kam dëgjuar për Gabrielin.− E pra, tani ai është në një moshë kur po mëson shumë gjëra. I kap lodrat sa herë ia vëmë përpara; babai thotë se po mëson të kontrollojë muskujt dytësorë. Është shumë i lezetshëm.Dhënësi tundi kokën.− Mirëpo tani që po shoh ngjyrat, të paktën me raste, po mendoja: po sikur t’i zgjatnin lodra të kuqe ose të verdha dhe ai të zgjidhte. A nuk do të ishte kjo më mirë se njëtrajtshmëria?− Mund të bënte zgjedhje të gabuar, ama.− Oh, − Xhonasi heshti për një çast. − Oh, e kuptoj çfarë do të thuash. E ç’rëndësi do të kishte kjo në rastin e një lodre fëmijësh. Kurse, më vonë, do të kishte rëndësi, apo jo? Nuk mund të lejojmë që njerëzit të zgjedhin vetë.− Nuk do të ishte e sigurt, − i sugjeroi Dhënësi.− Absolutisht jo, − tha Xhonasi i sigurt. − Ja ta zëmë, sikur të lejohej që ta zgjidhnin vetë bashkëshortin dhe të zgjidhnin gabim?− Ose ç’do të ndodhte, − vazhdoi më tej, duke qeshur edhe vetë me idenë absurde, − sikur të zgjidhnin vetë zanatin?− E frikshme, hë? − tha Dhënësi.Xhonasi nënqeshi: − Shumë e frikshme. As e imagjinoj dot. Duhet medoemos t’i mbrojmë njerëzit nga zgjedhjet e gabuara.− Është më e sigurt.− Po, − e mbështeti Xhonasi. − Shumë më e sigurt.Mirëpo, edhe kur biseda nisi të vërtitej rreth gjërave të tjera, Xhonasit i mbeti ende një ndjenjë zhgënjimi që as vetë ai nuk e kuptonte se ç’ishte.Kohët e fundit zemërohej shpesh: pa ndonjë arsye, zemërohej me shokët e grupit, që ndiheshin të kënaqur me jetën e tyre pa energji e entuziazëm, të cilat tani po mbushnin jetën e tij. Zemërohej edhe me veten, ngaqë s’mund të bënte gjë për ta.78

